Në Peqin ka festë për mbijetesën dhe Dervishin

Në Peqin ka festë për mbijetesën dhe Dervishin

No Comments on Në Peqin ka festë për mbijetesën dhe Dervishin

Fundi i sezonit për Shkumbinin ka qenë sa i vështirë, aq edhe i lumtur, për shkak se arritën të siguronin qëndrimin në Superiore vetëm në javën e fundit të kampionatit. Barazimi i marrë në Shkodër përballë Vllaznisë i ka mjaftuar skuadrës së drejtuar nga trajneri Kristaq Mile që të qëndroj në elitën e futbollit shqiptar edhe për sezonin e ardhshëm. Ky ka qenë një sezon i mbushur me emocione, risi dhe fitimin e trofeut “Këpuca e Artë” nga sulmuesi Roland Dervishi. Pas përfundimit të sfidës me kuqeblutë, Shkumbini fillimisht është ndalur për të darkuar në një prej restoranteve pranë zonës së Fushë-Krujës. Më pas i gjithë ekipi së bashku me stafin drejtues dhe ato të klubit kanë qenë të ftuar për të festuar më tej në lokalin e familjes Dervishi, ku goleadori më i mirë i kampionatit, Rolandi, kishte përgatitur enkas një festë me muzikë dhe pije për të gjithë të ftuarit. Mësohet se në këtë festë të pranishëm kanë qenë edhe pjesëtarë të tifogrupit “Besnikët”, por edhe sportdashës të ndryshëm, të cilët e kanë uruar skuadrën e Shkumbinit për qëndrimin në Superiore, por sigurisht edhe sulmuesin e tyre, 30- vjeçarin Roland Dervishi, i cili arriti të fitonte trofeun e “Këpucës së Artë” për këtë sezon. Bardhekaltrit kanë arritur që me shumë sakrifica dhe përpos problemeve financiare, për shkak të mungesës së një presidenti, të përfundojnë një sezon vërtet mjaft të mirë, ku pa dyshim ka spikatur futja e elementit të ri vendës të alternuar me futbollistët me përvojë.
Fatmir Ahmeti

/Panorama/Shkumbini.com/

About the author:

Leave a comment

Back to Top