Në Peqin rikthehet qetësia, Superiorja duket e siguruar

Në Peqin rikthehet qetësia, Superiorja duket e siguruar

Në Peqin rikthehet qetësia, Superiorja duket e siguruar

No Comments on Në Peqin rikthehet qetësia, Superiorja duket e siguruar

Fitorja e arritur ditën e shtunë përballë skuadrës së Dinamos, duket se ka ardhur në momentin e duhur për Shkumbinin. Ekipi që drejtohet nga trajneri Mile, arriti t’i mposhtë me jo pak vështirësi dinamovitët, në një përballje që foli më shumë për peqinasit, të cilët e gjetën golin e fitores vetëm në dhjetë minutat e fundit të ndeshjes. Protagonist i kësaj sfide u bë mesfushori gjirokastrit, Fejzo Shenaj, i cili arriti t’i zhbllokonte shifrat e ndeshjes në minutën e 81-të. Suksesi i ditës së shtunë ndaj Dinamos ishte i pari në këtë fazë dhe duhet pranuar që ka ardhur në momentin e duhur për të besuarit e Miles, që tashmë duket se janë çliruar edhe nga ana psikologjike. Takimi i radhës për skuadrën e Shkumbinit është përballë ekipit të Pogradecit dhe do të zhvillohet sërish në Peqin. Vendësit janë të bindur se edhe në këtë sfidë do të arrijnë që të marrin pikët e plota, për të hedhur një tjetër hap drejt realizimit të objektivit kryesor që është, qëndrimi në Superiore. Gjykimi – Pavarësisht fitores së arritur, duhet thënë se skuadra e Shkumbinit ka pasur diçka edhe ndaj arbitrimit të kryesorit Alla, pasi sipas moviolës atyre u janë mohuar dy penallti. Rasti i pjesës së dytë ka qenë edhe më flagranti, teksa sulmuesi Mustafaji pasi ka depërtuar në zonën dinamovite, është penguar në mënyrë të parregullt nga mbrojtësi Peqini, por gjyqtari Alla ka lejuar avantazhin.

About the author:

Leave a comment

Back to Top