Në Peqin thonë: Jo hakmarrje, por pikët i duam!”

Në Peqin thonë: Jo hakmarrje, por pikët i duam!”

Në Peqin thonë: Jo hakmarrje, por pikët i duam!”

No Comments on Në Peqin thonë: Jo hakmarrje, por pikët i duam!”

Takimi ndaj Laçit paraqet interesin e radhës për Shkumbinin që rikthehen të luajnë në shtëpi pas dy javëve në transfertë. Në sezonin e kaluar, ekipi kurbinas u ka shkaktuar peqinasve humbjen më të thellë në ndeshjet e luajtura brenda, por ky nuk është një motiv për peqinasit, të cilëve më së shumti u interesojnë pikët. Për kapitenin Pasha, ekipi po kalon një moment të mirë dhe takimi me Laçin është një obligim për të marrë tri pikët e radhës. “Jemi të vetëdijesh që na pret një përballje e vështirë, pasi kundërshtari ka një ekip cilësor”, thotë kapiteni peqinas. “Por, e kemi përgatitjen e duhur psikologjike për t’i përballur mirë sfidat e vështira”. Pasha i kthehet edhe kampionatit të kaluar, ku peqinasit pësuan një humbje tronditëse 5-2 nga Laçi. “E kemi ende shije e keqe, pasi nuk ishte humbje e zakonshme. Nuk jemi mundur aq thellë herë tjetër në fushën tonë”, thotë Pasha. “Megjithatë, nuk e shohim si një rast për hakmarrje. Ky është futboll, luhet për tri pikë dhe ne ato duam. Na mjafton edhe një fitore minimale, nuk kemi ndjenja hakmarrjeje. Fitorja në ndeshjet në shtëpi është obligim për ne, ndaj do të bëjmë maksimumin për ta arritur”. Shkumbini ka një ecuri pozitive në javët e fundit dhe Pasha e sheh këtë si një tregues të rritjes së skuadrës. “Po kalojmë momente të mira dhe shoh se skuadra vjen në rritje. Këtë e tregojnë edhe rezultatet që kemi arritur së fundi në kampionat. Duam që të vazhdojmë kështu edhe në ndeshjen që vijojnë, për t’ua shpërblyer edhe tifozëve mbështetjen që na japin në çdo takim”. Edhe pse Laçi është ndër kundërshtarët më të fortë që kanë luajtur deri tani peqinasit, kapiteni Pasha është optimist për suksesin. “Do të fitojmë dhe do të jemi në pozita më komode edhe në renditje”, siguroi kapiteni.

About the author:

Leave a comment

Back to Top