Nga Elbasani në Peqin, Gava: Jam si në shtëpi

Nga Elbasani në Peqin, Gava: Jam si në shtëpi

No Comments on Nga Elbasani në Peqin, Gava: Jam si në shtëpi

I konsideruar si një prurje e rëndësishme e merkatos së Shkumbinit gjatë kësaj periudhe, mesfushori elbasanas Orgest Gava pritet të ketë një rol të rëndësishëm në mesfushën e skuadrës peqinase. Në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”, ai tregon detajet e akordit si dhe premton se do të japë më të mirën e tij në ndihmë të skuadrës. “Në radhë të parë më duhet të them se ndihem i lumtur që kam arritur marrëveshjen me një skuadër si Shkumbini, vlerat e së cilës njihen mjaft mirë në Kategorinë Superiore. Gjatë kësaj periudhe kam pasur disa oferta të ndryshme, por unë u binda përfundimisht që të nënshkruaja me klubin bardhekaltër, dhe për këtë jam mjaft i kënaqur. Në Peqin në fakt kam gjetur një ambient thuajse të njohur, pasi janë disa futbollistë me të cilët kam luajtur edhe më parë, si Dervishi, Ramazani, Kaçuli e Kotorri. Në këtë kontekst, dua të them se për mua nuk do të jetë aspak i vështirë ambientimi me Shkumbinin, madje që tani unë do thosha se Peqini mund të konsiderohet si një shtëpi e dytë për mua”, – thotë Gava. Futbollisti 22- vjeçar është pjesë e përfaqësueses Shpresa dhe një prej mesfushorëve më premtues në vendin tonë. Ai nuk ngurron të premtojë se me Shkumbinin kërkon të arrijë sa më lart, ndaj dhe premton të japë më të mirën e aftësive të tij. “Pikë së pari jam i prirur të arrij formën time maksimale, pasi dua të jem sa më në formë për fillimin e kampionatit. Për mua është privilegj që do të luaj në Superiore dhe do të jap maksimumin tim në fushë, në mënyrë që bardhekaltrit të arrijnë objektivat. Ky sezon pritet të jetë mjaft i vështirë për shkak të formatit që ka, megjithatë unë jam i sigurt se Shkumbini edhe falë eksperiencës që ka krijuar ndër vite, do të jetë sërish në elitën e futbollit”, – shprehet i bindur Gava.
Fatmir Ahmeti

/Panorama/Shkumbini.com/

About the author:

Leave a comment

Back to Top