Nisin piketimet e para, Mile: Afrime me lojtarë cilesorë në çdo repart

Nisin piketimet e para, Mile: Afrime me lojtarë cilesorë në çdo repart

No Comments on Nisin piketimet e para, Mile: Afrime me lojtarë cilesorë në çdo repart

Trajneri i Shkumbinit, Kristaq Mile, ka arritur fitoren e parë në krye të këtij ekipi.
Peqinasit kanë mposhtur një nga rivalët direkt në luftën për mbijetesë, Luftëtarin. Në një bisedë për “Panorama Sport”, teksa i bën skanerin kësaj sfide, ai është shprehur: “Në radhë të parë më duhet të them se fitorja e arritur ndaj Luftëtarit ka qenë mjaft e bukur, por shumë e vuajtur, për shkak se kundërshtari na ka vënë në vështirësi gjatë pjesës së parë. Megjithëse gjatë seancave stërvitore djemtë tregojnë një formë të mirë, duhet thënë se kur përballen në fushë me kundërshtarin emocionet shtohen, e kjo për shkak edhe të moshës së re që ata kanë. Gjithsesi, në pjesën e dytë ndaj Luftëtarit djemtë kanë treguar grintë e dëshirë për ta kthyer rezultatin, dhe ia kemi dalë mbanë falë golave të shënuar nga Lluca e Duka. Mendoj se kjo fitore na duhej me çdo kusht, pasi tashmë mund të punojmë të qetë deri në fillim të fazës së dytë”. Më tej, Mile tha se ndeshjet e kupës nuk mbeten prioritet për skuadrën që ai drejton. I pyetur në lidhje me përforcimet e mundshme që mund të bëhen në janar, u përgjigj: “Megjithëse është ende herët për të folur mbi këtë temë, unë do të thosha që edhe skuadra jonë pa dyshim ka nevojë për përforcime. Madje, do të bëjmë përforcime në çdo repart, duke parë se kemi nevojë për futbollistë që arrijnë të bëjnë diferencën në fushë. Nuk mendoj se është koha për të thënë emra, sepse siç e thashë është ende herët, por ne vijojmë të vëzhgojmë lojtarë, pra të piketojmë ata futbollistë që realisht mund t’i marrim në skuadër”.
Fatmir Ahmeti-Panoramasport

About the author:

Leave a comment

Back to Top