Një Haxhibuliç gati për Shkumbinin

Një Haxhibuliç gati për Shkumbinin

Një Haxhibuliç gati për Shkumbinin

No Comments on Një Haxhibuliç gati për Shkumbinin

Një tjetër lëvizje në merkato ka ardhur edhe nga një mesfushor i huaj, por që njeh mirë kampionatin shqiptar. Flitet për mesfushorin Semir Haxhibulic, i cili më parë ka qenë pjesë e ekipit të Apolonisë, Gramozit dhe Besës së Kavajës. Vitin e kaluar lojtari ka qenë shumë pranë firmosjes me ekipin peqinas, por në fund i është bashkuar ekipit të Besës. Tashmë lojtari është i gatshëm që të realizojë një dëshirë të veten, ardhjen në Peqin. “Shokët e mi të vendlindjes kanë kaluar vite të bukura në Peqin. Sezonin e kaluar kam qenë shumë pranë firmosjes me këtë ekip, por situata erdhi e tillë. Megjithatë, kjo nuk e ka zbehur kurrsesi dëshirën për të qenë pjesë e ekipit të Shkumbinit”, ka përfunduar mesfushori Haxhibulic.

Lulzim Resuli

About the author:

Leave a comment

Back to Top