Një ish kundër Pogradecit: Asnjë hakmarrje, por fiton Shkumbini

Një ish kundër Pogradecit: Asnjë hakmarrje, por fiton Shkumbini

Një ish kundër Pogradecit: Asnjë hakmarrje, por fiton Shkumbini

No Comments on Një ish kundër Pogradecit: Asnjë hakmarrje, por fiton Shkumbini

Edhe pse është aktivizuar në pjesën e dytë, lojtari maqedonas Nastovski i ka dhënë impuls lojës të peqinasve në inkursionet sulmuese, duke dhenë kontribut në fitoren e ekipit të tij në përballje ndaj Dinamos. Ky futbollist në fazën e parë ka luajtur për Pogradecin, skuadër me të cilën Shkumbini do të ndeshet këtë të hënë. Mesfushori është i bindur se ekipi i tij do të arrijë një tjetër fitore, duke treguar edhe një herë formën e mirë që po kalon. “Ekipi i Shkumbinit ka kryer një kampionat shumë të mirë. Ekipi është ngritur me lojtarë të rinj, por me dëshirën dhe vullnetin e mirë për të dhënë më të mirën për ekipin e tyre. Fakti që ekipi vërtitet në mesin e artë të klasifikimit do të thotë që jo vetëm që ka arritur për momentin objektivin, për të qenë jashtë zonës së ftohtë por edhe e ka kaluar atë mëse pozitivisht. Për sa i përket ekipit të Pogradecit mendoj se kemi një përballje jo shumë të lehtë. Unë kam qenë pjesë e këtij ekipi në fazën e parë dhe padyshim që kam respektin tim për djemtë e këtij ekipi. Ajo që ndjej si ndryshim mes këtyre dy ekipeve është fakti që në Peqin janë shumë të vendosur në synimin që i kanë vënë vetes ndaj ky ekip është edhe në pozita më komode. Për mua ka shumë rëndësi që të jem në formë të mirë sportive dhe të jem në fushën e lojës. Shpresoj që në këtë takim të jem prezent. Mos mendoni se kam dëshirë të ndonjë hakmarrje apo diçka të tillë për largimin tim nga Pogradeci. Unë dëshiroj që sikurse çdo lojtar tjetër të luaj dhe të them fjalën timë në fushën e blertë”.

About the author:

Leave a comment

Back to Top