Një pikë, por në Peqin janë të mërzitur: Duhet fitorja!

Një pikë, por në Peqin janë të mërzitur: Duhet fitorja!

Një pikë, por në Peqin janë të mërzitur: Duhet fitorja!

No Comments on Një pikë, por në Peqin janë të mërzitur: Duhet fitorja!

Trajneri i Shkumbinit Mile beson se skuadra e tij duhet patjetër të mos tregohet euforike në ndeshjet Brenda sepse mund të mos arrijë fitoren si këtë rradhë kundër skuadrës së Laçit: “Vinim pas rezultatesh të mira në transfertë dhe mendonim se ndeshja në “shtëpi” paraqet më pak vështirësi. Trysnia që ky takim duhet fituar me doemos e ngarkoi më shumë psikologjikisht ekipin. Në këtë takim ekipi nuk arriti të dalë në lojën e tij dhe padyshim që kjo pikë nuk ka qenë rezultati që ne kemi pritur. Lojtarët janë të rinj dhe me prespektivë ndaj edhe kërkoj që në çdo takim të prodhojnë lojë dhe të japin maksimumin. Nuk do të pajtohesha kurrsesi me mendimin që lojtarët e mi duhet të kënaqen me pak atë çka arrijnë në ndeshje. Çdo takim ka specifikën e vet dhe po ashtu për synimin tonë në kampionat duhet që të shfrytëzojmë në maksimum çdo takim. Ekipi ka shanse të japë më shumë dhe nuk duhet të bjerë kurrsesi në vetëkënaqësi ndaj edhe jam kërkues ndaj tyre për të dhënë maksimumin në çdo sfidë. Kemi një javë përpara për t’u përgatitur ndaj gjithçka do t’ja lemë punës së ekipit për të dhënë maksimumin në fushën e lojës”.

About the author:

Leave a comment

Back to Top