Wednesday, September 8th, 2010

Nora: Peqini është kthyer shtëpia ime

Published on July 9, 2010 by stilltoni   ·   1 Comment

Sulmuesi gjirokastrit Arlind Nora rikthehet me nje synime të tjera

Sulmuesi i njohur gjirokastrit, Arlind Nora, pas nënshkrimit të kontratës me presidentin e Shkumbinit, Ylli Ndroqi, që nga e hëna e kaluar vijon të stërvitet me grupin e teknikut Josa. Nora u rikthye te Shkumbini pas një sezoni të suksesshëm me Laçin, që dhe me golat e tij siguroi kualifikimin për të luajtur në Ligën e Europës
Gjirokastriti do të kërkojë të bëjë më të mirën e mundshme për Shkumbinin këtë sezon edhe si një detyrim për fansat peqinas, të cilëve, siç thotë ai, u detyrohet shumë.

“Kam bërë zgjidhjen më të mirë që u ktheva në Peqin, ku ndihem si në shtëpinë time dhe tifozeria është e veçantë në mënyrën si i mbështet skuadrën,” – thotë Nora, që vlerëson më pas punën e deritanishme të trajnerit Josa, që e njeh nga afër, sepse është stërvitur prej tij më parë në Lushnjë e më pas në Shkodër te Vllaznia”Kemi vetëm pak ditë që stërvitemi nën drejtimin e trajnerit Josa, që e njoh mirë, teksa këto ditë të para të stërvitjes trajneri po e rrit gradualisht ngarkesën, sepse vijmë nga periudha e pushimit veror”.

Sipas Norës, që është njohur me projektin e presidentit Ndroqi për sezonin e ri, objektivat janë plotësisht të realizueshëm, sepse “grupi është cilësor dhe do të bëhet më i plotë me ardhjet e reja, puna që po bëhet është serioze për një sezon të mirë në katet e sipërme të tabelës së renditjes për një vend në Europë, pse jo, edhe trofe”, – ka përfunduar 30-vjeçari gjirokastrit Arlind Nora, aktualisht sulmues i Shkumbinit.

/sportishqiptar/


Tags: ,

Readers Comments (1)

  1. Lacjani says:

    Kucer o legen




Te ngjashme