“Nuk humbi Tirana, por fituam ne”

“Nuk humbi Tirana, por fituam ne”

“Nuk humbi Tirana, por fituam ne”

1 Comment on “Nuk humbi Tirana, por fituam ne”

Fitorja ndaj Tiranës ka qenë një mobilizim i përgjithshëm në kampin peqinas. Një mbështetje e padiskutueshme nga drejtuesit, dhe tifozëria e zjarrtë u ka dhënë zemër një grupi djemsh të rinj dhe me pak eksperiencë të tregohen të fortë përballë të fortëve. Administratori Isai gjen rastin të përgëzojë punën e mirë të bërë nga lojtarët e Shkumbinit dhe stafi teknik sidomos në dy ndeshjet e fundit.

Si e komentoni fitoren më të fundit ndaj Tiranës?

Mund t’ju them se takimin ndaj Tiranës e kishim vlerësuar maksimalisht për nga rëndësia që kishte takimi si dhe për ecurinë tonë në kampionat. Duhet thënë që ekipi në këtë takim shpalosi vlerat e veta më të mira ku me lojën e bukur që zhvilloi nuk e vuri në diskutim në asnjë moment fitoren.

Kujt i dedikohet kjo fitore?

Padyshim që më së pari dedikimi vjen për ata që djersinë në fushën e lojës. Lojtarët tanë ndonëse një pjesë e mirë e tyre të rinj dhe pa eksperiencën e duhur kanë dhënë më të mirën. Po ashtu duhet përgëzuar puna e palodhur e trajnerit të apasionuar Kristaq Mile.

A jeni plotësisht i kënaqur nga ekipi?

Mund t’ju them se për sa i përket punës sonë në ekipin e Shkumbinit deri më tani jemi shumë të kënaqur. Ajo për të cilën kam vërejtje është mosvlerësimi siç duhet i këtij ekipi nga specialistët e ndryshëm. As në median e shkruar dhe as në emisionet sportive nuk vumë re një vlerësim për punën e këtij ekipi. Në një qytet të vogël ku futbollin e duan të gjithë luhet me zemër për të qenë mes ekipeve më të mira të superligës duke lënë pas problemet ekonomike që e kaplojnë atë.

Çfarë mund të thoni për të ardhmen e këtij ekipi?

Me këto rezultate ekipi ynë është në rrugë të mbarë në arritjen e objektivit për të qenë pjesë e mesit të artë të superligës. Ndonëse ana financiare e klubit nuk është më e mira përpjekjet tona për të qenë korrektë janë evidente.

Cili është komenti juaj për tifozët?

Një urim të veçantë për tifogrupin, Besnikët, të cilët para disa ditësh mbushën një vit nga formimi i tyre.

About the author:

1 Comment

Leave a comment

Back to Top