“Nuk i ka paratë e vjetshme, por ky Shkumbin është më i mirë”

“Nuk i ka paratë e vjetshme, por ky Shkumbin është më i mirë”

“Nuk i ka paratë e vjetshme, por ky Shkumbin është më i mirë”

No Comments on “Nuk i ka paratë e vjetshme, por ky Shkumbin është më i mirë”

Në katër javë të këtij kampionati, Shkumbini ka marrë dy fitore dhe pësuar dy humbje, duke shënuar më shumë se çdo ekip tjetër, por edhe duke pësuar më shumë. Por e parë me syrin e specialistit Naim Gripshi, duke u krahasuar me sezonit e kaluar, “ky ekip është më lart se ai i vjetshmi”. Për trajnerin e moshave, Gripshi, një aspekt për t’u përgëzuar është edhe gjuha e përbashkët që ka gjetur trajneri Mile me ekipin e tij.

“Shkumbini i këtij sezoni, ndonëse është herët të bëj krahasime, më duket më i mirë se ai i një sezoni më parë. Vjet u bë një investim i rrallë për një ekip të vogël, sikurse Shkumbini, por u afruan lojtarë me peshë në Superligë. Faza përgatitore ka qenë më lart përsa i përket kushteve, por rezultati ka lënë për të dëshiruar. Ndërsa këtë sezon, ndonëse me djem të rinj dhe me pak eksperiencë, është vënë re dëshira për futbollin me zemër. Ka vite që nuk kisha parë një ekip ku të dominonte elementi vendas dhe lojtarë të rinj. Kjo mund të them që është një ndër pikat e suksesshme, pasi ky lloj investimit patjetër që do të shpërblejë”.

Më tej, Gripshi ka folur “për vete”: “Disa prej lojtarëve të rinj të thirrur në ekip, besoj se shumë shpejt do të mbajnë peshën kryesore në ekip. Duhet përgëzuar puna që trajneri Mile ka bërë dhe vazhdon ta bëjë me shumë përkushtim me këta djem. Jo vetëm dy takimet në “shtëpi”, por edhe ndeshja në Korçë, të cilën e kam parë në stadium, janë interpretuar mirë nga ana tekniko – taktike. Lojtarët janë të përkushtuar dhe japin maksimumin deri në bilbilin e fundit dhe ky është një ogur i mire”.

Ndërsa për të ardhmen e Shkumbinit në këtë kampionat, Gripshi nuk ka asnjë dyshim: “Me pak mbështetje, ky ekip, jo vetëm që do të jetë pjesë e Superligës, por dhe do të ngjitet në tabelë. Kjo do të duket që në dy ndeshjet e radhës, pavarësisht se do t’I luajmë në transfertë”.

Lulzim Resuli

About the author:

Leave a comment

Back to Top