Nuk ka “lumë parash”, por Shkumbini s’është “në të thatë”

Nuk ka “lumë parash”, por Shkumbini s’është “në të thatë”

Nuk ka “lumë parash”, por Shkumbini s’është “në të thatë”

No Comments on Nuk ka “lumë parash”, por Shkumbini s’është “në të thatë”

Publikimi më i fundit i bërë në median e shkruar sportive rreth problemit me pagat e lojtarëve i ka shokuar disi drejtuesit e Shkumbinitm të cilët në një deklaratë për shtyp kanë publikuar të tjera fakte. Është vetë administratori i klubit  Shkumbini,  Astrit Isai i cili është shprehur se, “vërtet situata ekonomike e klubit nuk është më e mira, por gjendja e përshkruar është gufmuar më shumë se ç’duhet”.

Isai shpjegon se lojtarët, përveç premiove të marra për rezultatet pozitive në transfertë, kanë marrë dy paga dhe drejtuesit e klubit kanë bërë çmos që të bëhet pagesa edhe për detyrime të tjera. “Kam mësuar me keqardhje lajmin më të fundit të publikuar në media sportive për pagat e lojtarëve tanë. T’ju them të vërtetën, situata ekonomike nuk ka qenë ajo që Shkumbini ka njohur vite më parë. Për këtë jemi koshientë ne si drejtues të klubit, por edhe lojtarët, të cilët janë njohur me këtë gjendje që në ditën e pare, që kanë pranuar të jenë pjesë e ekipit të Shkumbinit. Problemet ekonomike kanë qenë evidente, por nuk mund të thuhet që ekipi nuk është paguar asnjë herë që nga fillimi i punës. Kjo mendoj që përbën një lajm të pavërtetë e keqdashës, për të cilin klubi ka fakte që vërtetojnë të kundërtën. Përveç premiove të dhëna për lojtarët në rastet e rezultateve pozitive të arritura në dy transferta, ekipi ka marrë dy paga. Sot ka marrë edhe një pagë tjetër. Dua të falënderoj firmën “Euroteorema” me administrator zotin Ismet Rraklli, i cili mundësoi pagesën e fundit për lojtarët. Po ashtu edhe për ndeshjen ndaj Tiranës, drejtuesit e klubit kanë vënë një premio në rast të një rezultati pozitiv”.

Isai ka shpresë në një zgjidhje me të qëndrueshme: “Që në fillimin e sezonit jemi në përpjekje të vazhdueshme për të afruar një, apo disa donatorë, që që mund të na zgjidhin situatën ekonomike të klubit. Dhe jam i bindur se, shumë shpejt do të mund t’ia arrijmë këtij qëllimi”.

Dhe pas këtij “çlirimi financiar”, Isai gjen kohë edhe një mendim teknik: “Në sfidën e së hënës përballë Tiranës, synimi do të jenë pikët e fitorja, që do të na konsolidojë edhe më tej në vazhdimësinë tonë në Superligë”.

About the author:

Leave a comment

Back to Top