• Sefa: Skënderbeu po bind nga dita në ditë
    No Comments on Sefa: Skënderbeu po bind nga dita në ditë

    Një ditë para largimit nga Mavrova, mesfushori Jetmir Sefa shprehet i kënaqur ekipin korçar Dje Skënderbeu ka zhvilluar vetëm një seancë stërvitore, seancë e cila është zhvilluar në orët e pasdites, ndërkohë që paradite të gjithë lojtarët janë çlodhur. “Skënderbeu, pas gjithë asaj ngarkese, ka nevojë edhe të pushojë dhe, të them të drejtën, në këto dy ditët e fundit e kemi ulur ritmin e stërvitjes. Jam shumë i kënaqur nga ekipi në këtë fazë përgatitore në Maqedoni, por kemi edhe shumë ditë të tjera në dispozicion për të thënë fjalën e fundit,” – kanë qenë fjalët e djeshme nga Mavrova të trajnerit të Skënderbeut, Shkëlqim Muça, i cili duket se vërtet ka mbetur i kënaqur nga ditët e përgatitoreve në shtetin fqinj

    Read more
  • Magani, i kënaqur nga përkushtimi
    No Comments on Magani, i kënaqur nga përkushtimi

    Flamurtari do të zhvillojë edhe të paktën dy takime miqësore Me gjithë barazimin e arritur në ndeshjen e parë miqësore në tokën maqedonase, trajneri i Flamurtarit ka mbetur i kënaqur nga loja e zhvilluar nga të besuarit e tij në fushën e lojës, edhe pse sipas tij, bëhet fjalë thjesht për një takim miqësor dhe normalisht ekipi do ende shumë për të arritur gjendjen që kërkon stafi teknik. Ndërkohë, konfirmohet që pas ndeshjes miqësore me ekipin maqedonas, Flamurtari të zhvillojë në ditët e ardhshme edhe të paktën dy takime të tjera, ndërsa vëmendje të veçantë do të zërë pa dyshim përgatitja e futbollistëve.

    Read more
  • Muzaka: Në fushë vetëm për babain tim!
    No Comments on Muzaka: Në fushë vetëm për babain tim!

    Mesfushori i Dinamos, ndër më të mirët në fushë, është duartrokitur gjatë nga tifozët në stadium Mesfushori Gjergji Muzaka ka çuditur të gjithë opinionin sportiv në Shqipëri me guximin dhe vendosmërinë e tij për të qenë i gatshëm në fushën e blertë, edhe pse vetëm 2 ditë para takimit Dinamo-Sherif Tiraspol kishte humbur njëriun më të shtrenjtë, babain e tij, pas një infarkti që pësoi në qytetin e Vlorës, ku familja Muzaka po kalonte pushimet verore. Gjergji Muzaka ka qenë një “luan” i vërtetë në fushën e lojës, duke treguar shpirt të lartë gare, pavarasisht shokut psikologjik

    Read more
  • Elbasani, merkatoja e varfër s’jep garanci
    No Comments on Elbasani, merkatoja e varfër s’jep garanci

    Pak blerje cilësore nuk garantojnë objektivat e verdhebluve, që kërkojnë të paktën Europën Pavarësisht dëshirës së mirë të stafit drejtues, deri tani merkatoja e skuadrës së Elbasanit nuk ka qenë në nivelet e trumbetuara në ditët e para të saj. Deri tani kanë munguar goditjet e cilësore në merkato dhe, si rrjedhojë, ekipi ka mbetur ende i paformatuar në mënyrën e duhur.

    Read more

Back to Top