• Sead Haxhibuliç, firma më e fundit e Besës
    No Comments on Sead Haxhibuliç, firma më e fundit e Besës

    Bizhdili formon grupin boshnjak në Kavajë, duke premtuar sërish një skuadër me pretendime Një ditë para nisjes drejt Greqisë, presidenti i Besës ka afruar një tjetër futbollist me vlera. Ish-sulmuesi i Apolonisë dhe Vllaznisë, Sead Haxhibiliç, nga dje është pjesë e Besës. Boshnjaku i sulmit do t’u bashkohet kështu dy patriotëve të tij te Besa, Semir Haxhibuliçit dhe Edin Ferizoviçit.

    Read more
  • Dinamo fiton minimalisht, por nuk mjafton të kualifikohet më tej
    No Comments on Dinamo fiton minimalisht, por nuk mjafton të kualifikohet më tej

    Liga e Kampioneve 20.07.2010, ora 18:00 Stadiumi kombëtar “Qemal Stafa“, Tiranë   DINAMO – FC SHERIF   1-0 (1-3) Rezultati total: 2-3   Shënues: Vila 18’ Kartonë të verdhë: Putinčanin, Vila, Sosa / Fred, Brankovic     DINAMO   (TIRANA)   SHERIF   (TIRASPOL)   12 Isli Hidi (GK) 25 Vladislav Stoyanov (GK) 5 Arian Pisha (C) 3 Vladimir Volkov 6 Erion Xhafa (Roland Peqini 72’) 5 Vazha Tarkhnishvili (C) 9 Nestor Martinena 7 Baco Nikolic (Amath Diedhiou 46’) 11 Emiljan Vila 9 Jymmy França 13 Renato Malota (Esteban García 65’) 10 Aleksandr Erokhin 17 Gjergj Muzaka (Asion Daja 87’) 15 Ognjen Vranjes 21 Marko Putinčanin 27 Vitalie Bulat (Fred 57’) 22 Lucas Malacarne 28 José Nadson 27 Rafael Sosa 30 Vladimir Branković 29 Fation Sefa 44 Milos Adamovic (Miral Samardzic 80’) Zëvendësues                                           Zëvendësues 30 Alban Hoxha (GK) 12 Dmitri Stajila (GK) 4 Asion Daja 8 Serghei Gheorghiev 10 Esteban García 16 Artiom Haciaturov 15 Roland Peqini 19 Marko Djurović 16 Gers Delia 21 Amath Diedhiou 18 Eni Imami 22 Fred     26 Miral Samardzic Trajnerë                                                   Trajnerë   Luis Manuel Blanco (ARG)   Andrey Sasnitski (BLR) Gjyqtarë: L.Trattou, C.Charalambous, M.Hadjinikola (Qipro)   Dinamo ka fituar ndeshjen e kthimit në “Qemal Stafa”, ndaj FC Sherif Tiraspolit, me rezultatin 1-0, por kjo nuk ka mjaftuar që kampionët e Shqipërisë të vijojnë më tej në Ligën e Kampioneve. Sepse humbja në ndeshjen e parë, me rezultatin 3-1, u ka dhënë mundësinë moldavëve për t’u përballur në turin tjetër me Dinamon e Zgrebit. Sepse rezultati total i të dyja ndeshjeve është 3-2 për FC Sherif, që kualifikohet për më tej, ndërkohë që në ndeshjen e kthimit, në kryeqytetin shqiptar, nuk ka bërë shumë gjëra, por vetëm është munduar të vonojë sa të mundej lojën dhe të mbronte epërsinë e sfidës së parë

    Read more
  • Sistemet e ndriçimit, OSSH pengon përfundimin e projektit
    No Comments on Sistemet e ndriçimit, OSSH pengon përfundimin e projektit

    Gjashtë stadiume të superiores nuk kanë kabina dhe rrjetin e kabllove, OSSH nuk pranon të investojë Moti i keq, mosakordimi nga bashkitë respektive i fondit për sistemin e ndriçimit, vonesat në përfundimin e projektit nga firmat e ndërtimin, janë vetëm disa arsye pse gjashtë stadiume të skuadrave të kategorisë superiore vazhdojmë të jenë pa ndriçim artificial. Sikur të mos mjaftonin këto, pengesë bëhet edhe OSSH (Operatori i Sistemit të Shpërndarjes), që nuk pranon të instalojë kabinat elektrike dhe të ndërtojë rrjetin e kabllove nga shtyllat e tensionit të lartë deri në kabinat e stadiumeve

    Read more

Back to Top