“Pas Dinamos radhën për t’u mundur e ka Pogradeci”

“Pas Dinamos radhën për t’u mundur e ka Pogradeci”

“Pas Dinamos radhën për t’u mundur e ka Pogradeci”

No Comments on “Pas Dinamos radhën për t’u mundur e ka Pogradeci”

Skuadra e Shkumbinit ka siguruar fitoren e parë në fazën e dytë, e cila ka ardhur në javën e pestë të saj, teksa me rezultatin minimal 1-0 ka mundur Dinamon, duke e zhytur atë më tej në fund të tabelës së klasifikimit. Pavarësisht se bardheblutë kanë qenë kampionë dy sezone më parë, ata tashmë janë në një moment mjaft të vështirë dhe diskutojnë mbijetesën. Kotorri – Një prej futbollistëve më të mirë në këtë sfidë, gardiani elbasanas Elvis Kotorri, shpreh keqardhje për ish-skuadrën e tij, por nga ana tjetër thekson faktin që Shkumbini e meritoi fitoren. Ai është i bindur se edhe në javën e ardhshme skuadra e tij do të kërkojë të marrë vetëm tri pikët, në sfidën që do të luajë në shtëpi ndaj Pogradecit. “Në radhë të parë më duhet të them se e kemi merituar plotësisht fitoren përballë Dinamos, e cila për hir të së vërtetës na ka vënë në vështirësi. Gjithsesi, ajo që ka më tepër rëndësi është se ne besuam deri në fund te fitorja dhe u shpërblyem me tri pikë. Sa i takon Dinamos me të cilën unë jam shpallur dy herë kampion i vendit, sigurisht që ndjej keqardhje për pozicionin ku ndodhet në klasifikim, megjithatë siç e thashë edhe më parë ne kemi bërë detyrën dhe kemi fituar një sfidë të rëndësishme në rrugën drejt objektivave tanë”, – është shprehur Kotorri. Më tej, gardiani i portës së Shkumbinit ka folur edhe mbi sfidën e ardhshme që skuadra e tij do të ketë përballë Pogradecit. “Besoj se është fare e qartë që të gjitha ndeshjet janë mjaft të vështira dhe kjo u vërtetua edhe në atë ndaj Dinamos, ku ne kemi arritur ta shënojmë golin e fitores vetëm në fund. Prandaj, gjatë kësaj jave duhet të punojmë në këtë aspekt, pra të jemi më efikasë përpara portës së kundërshtarit. Me Pogradecin objektivi ynë i vetëm do të jetë fitorja, por në fushën e lojës duhet të jemi më racionalë dhe të shfrytëzojmë sa më mirë rastet në portën kundërshtare, pasi në këtë mënyrë edhe arritja e suksesit bëhet më e lehtë për Shkumbinin”, – ka përfunduar Kotorri.

About the author:

Leave a comment

Back to Top