Pasha: Mbijetojmë edhe këtë sezon

Pasha: Mbijetojmë edhe këtë sezon

No Comments on Pasha: Mbijetojmë edhe këtë sezon

Një ndër futbollistët më me përvojë në radhët e skuadrës së Shkumbinit është mbrojtësi Lorenc Pasha, i cili në karrierën e tij ka luajtur edhe përkrah trajnerit aktual Magani. Në një bisedë për gazetën Pasha tregon se sekreti i tij qëndron te përkushtimi në stërvitje dhe serioziteti. “Është më se e vërtetë që kam shumë vite mbi shpatulla dhe me thënë të drejtën jam i lumtur që bëj pjesë e historisë së Shkumbinit. Gjithçka i dedikohet punës sime dhe seriozitetit që tregoj jo vetëm në stërvitje, por edhe gjatë ndeshjeve. Unë kam punuar me shumë trajnerë dhe gjithmonë i jam përshtatur modulit dhe teknikave që kërkonte secili prej tyre, duke u munduar që të jap më të mirën e mundshme për skuadrën”, – thotë Pasha. Më tej kapiteni flet edhe në lidhje me ecurinë e përgatitjeve dhe beson se edhe në këtë sezon Shkumbini do t’i realizojë objektivat. “Besoj se deri në startin e kampionatit do arrijmë që të krijojmë një skuadër të ekuilibruar dhe të denjë për të konkurruar me rivalët tanë. Sa u takon objektivave, besoj se edhe këtë sezon Shkumbini do të arrijë që të mbijetojë”, – ka pohuar Pasha.
Fatmir Ahmeti

/Panorama/Shkumbini.com/

About the author:

Leave a comment

Back to Top