Pasha, një kapiten “mbledh rripin”

Pasha, një kapiten “mbledh rripin”

Pasha, një kapiten “mbledh rripin”

No Comments on Pasha, një kapiten “mbledh rripin”

Fakti që është barazuar në shtëpi me Laçin është konsideruar si një minitërmet në ekipin e Shkumbinit. Kjo ndalje në shtëpi vinte pas dy barazimeve të rëndësishme në transfertë, ndaj edhe u duk si e pajustifikueshme. Por, për kapitenin peqinas, Lorenc Pasha e mendon ndryshe. Ekipi, i ndërtuar me lojtarë të rinj, ka mbështetjen e atyre me eksperiencë dhe vrulli e dëshira e tyre janë të tilla që të bëjnë të besosh se, ashtu siç mund të lënë pikë në shtëpi, fare mirë mund të marrin në transfertë. “Nesër kemi një sfidë të vështirë përballë ekipit të Kamzës në transfertë. E vlerësojmë kundërshtarin ndaj kemi të gjithë impenjimin e duhur për këtë takim. Që prej katër javësh, ekipi nuk pëson humbje dhe ky mund të jetë një ogur i mirë. Ndaj mendoj se edhe në ndeshjen e radhës do të udhëtojmë me të njëjtën kërkesë dhe mentalitet, që të mos e humbim ndeshjen. Ne jemi përgatitur maksimalisht dhe na takon që të shprehim sa më mirë aftësitë tona, bazuar dhe në detyrat e stafit teknik”.

Në fakt, Shkumbini duket se e ka kapërcyer ngërçin e fillimit, që kish të bënte me anën financiare. Jo se është gjetur ndonjë zgjidhje ekstreme e fatlume, por gjithsesi gjërat funksionojnë. Ose për të qenë më afër realitetit, grupi e drejtuesit janë ambientuar me këtë situatë dhe kanë bindje se shumë shpejt do të ofrohet ajo që është e nevojshme. Kjo e bën edhe kapitenin që ta shohë jo shumë gri të ardhmen: “Edhe më parë kemi dhënë prova se dimë të bashkëjetojmë me Superioren. E kemi bërë këtë prej mëse 15 vjetësh dhe nuk ka pse të ndahemi me këtë familje. Por që kjo të mos mbetet vetëm një dëshirë, duhen bërë pikët e nevojshme.; Këtë fundjavë është një sahns që nuk duhet humbur, pavarësisht dëshirës e entuziazmit që mund të kenë natyrshëm kamzalinjtë”, ka mbyllur Pasha

About the author:

Leave a comment

Back to Top