Saturday, May 19th, 2012

Pashja: “Kam ende për të dhënë për Shkumbinin”

Published on June 21, 2011 by   ·   No Comments

Ka kontribuar për 13-vite te skuadra e Shkumbinit, por ka zhvilluar edhe një sezon mjaft mbreslënës te Kastrioti, megjithatë sezoni, që sapo u mbyll nuk ishte një nga më të mirët për ish-kapitenin peqinas, Lorenc Pashja. Ky i fundit, nuk ka arritur të gjejë shumë hapësira në lojën e skuadrës, megjithatë shpreson, që edhe sezonin e ardhshëm të jetë sërish pjesë e Shkumbinit. “Mendoj se kam disa vite, që kam dhënë kontributin tim në radhët e Shkumbinit. Gjithnjë ka qenë në dëshirën time të jem pjesë e ekipit tim të zemrës. Por, këtë sezon mendoj se nuk ka qenë një hapësirë e mjaftueshme për mua, për t’u aktivizuar dhe për të kontribuar te Shkumbini. Në çdo takim kam qenë i gatshëm dhe në një formë të mirë, por derisa është gjykuar për të më aktivizuar më pak, kjo është e drejtë e trajnerit të cilën e kam respektuar në të gjitha preferencat për çdo ndeshje të luajtur. Ajo që dua të shpreh është fakti se, kam ende shumë forca dhe energji për të dhënë. Kështu që në sezonin e ri do të pranoja me shumë dëshirë që të isha sërish pjesë e ekipit të Shkumbinit”, është shprehur Pashja.

Lulzim Resuli

Readers Comments (0)




Sponsor

Me te publikuarat

Sponsor

Recent Comments

Etiketa

Faqet

Translate

ArabicEnglishFrenchGermanItalianRussianSpanishTurkish