Peqin, Sulkja kërkon më tepër nga vetja

Peqin, Sulkja kërkon më tepër nga vetja

Peqin, Sulkja kërkon më tepër nga vetja

No Comments on Peqin, Sulkja kërkon më tepër nga vetja

Ndër elementët pozitivë që kanë spikatur tek ekipi i Shkumbinit është edhe mesfushori i majtë Enea Sulkja. Në fazën e parë të këtij kampionati, lojtari është aktivizuar thuajse në të gjitha takimet, ndërsa me golin e tij në minutat e fundit i ka dhënë një trepikësh të rëndësishëm Shkumbinit në përballjen ndaj Tiranës. Mirëpo, paçka aktivizimit të tij dhe rendimenti në ndeshje, kjo nuk e vetëkënaq lojtarin, i cili kërkon më shumë nga vetja. “Këto ditë kemi punuar fort, sidomos në aspektin fizik – shprehet Sulkja. – Kjo na bën të mendojmë se jemi në rrugën e duhur me këtë përgatitore. Ndonëse ekipi nuk është ndërtuar nga emra të mëdhenj, por nga lojtarë të rinj me pak eksperiencë duhet thënë se ka qenë përgatitorja e kryer në verë që na dha mundësi të përballonim me sukses fazën e parë. Mendoj se puna dhe impenjimi maksimal do të na bëjë që të mund të përballojmë me sukses fazën e dytë. Me gjithë vështirësitë që po kalon jo vetëm ekipi ynë por edhe vetë kampionati shqiptar, mendoj se fryma pozitive në ekip si dhe dëshira e të gjithë lojtarëve për të luajtur na ka bërë që të rezistojmë mes ekipeve më të mira të Superiores. Pjesa e mbetur e kampionatit mendoj se do të jetë edhe më e vështirë sidomos në luftën për mbijetesë. Ndaj, na duhet që të japim edhe më shumë se në fazën e parë, po ashtu të shfrytëzojmë maksimalisht takimet në shtëpi. Megjithëse trajneri Mile më ka dhënë besueshmëri duke më aktivizuar, dua të theksoj se nuk jam ende i kënaqur me vetveten. Mendoj se jam në një moshë që mund të jap edhe më shumë ndaj kam vënë detyrë vetes që ta bëj këtë na fazën e dytë. Shpresoj që të kemi një gjendje të mirë fizike dhe të jem larg dëmtimeve. Po ashtu duke kërkuar më shumë në stërvitje dhe në lojën time mendoj që të perfeksionohem më tej e pse jo të jem pjesë e rëndësishme e ekipit edhe më tej si dhe për të synuar ekipet kombëtare një dëshirë e çdo lojtari”, është shprehur Sulkja.

About the author:

Leave a comment

Back to Top