Peqinasi Roland Dervishi është fituesi i “Këpucës së Artë”

Peqinasi Roland Dervishi është fituesi i “Këpucës së Artë”

Peqinasi Roland Dervishi është fituesi i “Këpucës së Artë”

No Comments on Peqinasi Roland Dervishi është fituesi i “Këpucës së Artë”

Lojtari i Shkumbinit Roland Dervishi është fituesi i “Këpucës së Artë” të Kategorisë Superiore 2011 – 2012,  me 20 gola në 26 javë,

30-vjeçari Roland Dervishi shënoi tre gola në barazimin 4-4 të Shkumbinit me Vllazninë, ndërkohë që rivali i tij, Bakiu, realizoi katër gola në Apolonia-Tomori 6-5. Dy ndeshjet këto që më tepër janë luajtur për goleadorët.
Dervishi ka shënuar 20 nga 37 golat që ka realizuar në total Shkumbini, pra më shumë se gjysmën e rrjetave, ndërkohë që ka realizuar shtatë me penallti dhe ka shënuar 8 herë golin e parë të skuadrës së tij.
Dervishi do të mbahet mend në këtë edicion, për pesëgolëshin e tij të famshëm në harkun e 90 minutave, në fitoren 6-2 të Shkumbinit ndaj Tomorit.
Mesfushori Dervishi bëhet lojtari i dytë i Shkumbinit që fiton trofeun e çmuar individual.
Në sezonin 1997-1998, Dorian Bubeqi, me 26 golat e tij – nga 56 që realizoi Shkumbini në atë kampionat me 18 skuadra – fitoi “Këpucën e Artë”.
Refik Resmja i Partizanit, me 59 gola e mrekullueshëm të tij në sezonin 1951, kur e gjithë skuadra realizoi një rekord prej 136 golash, por me Dinamon që e fitoi kampionatin, është dhe shënuesi historik me i mirë në kampionatet shqiptare.
Refik Resmja është shtatë herë golashënuesi më i mirë i kampionateve shqiptare, ndërkohë që Ilir Përnaska i Dinamos ka rekordin e tij origjinal, duke e fituar gjashtë herë rresht “Këpucën e Artë” të Kategorisë Superiore (dikur Kategoria e Parë) në sezonet: 1970/71 (19 gola), 1971/72 (17), 1972/73 (12), 1973/74 (19), 1974/75 (17) dhe 1975/76 (18).
Emra të tjerë të mëdhenj janë Panajot Pano, Agim Murati, Robert Jashari, Agustin Kola, Dashnor Bajazit, e deri te më të rinjtë, si Indrit Fortuzi (30 gola) dhe Vioresin Sinani (36 gola), ky i fundit është edhe shënuesi i dytë më i mirë në në histori.

GOLASHËNUESIT MË TË MIRË TË SEZONIT 2011 / 2012

1. R. Dervishi Shkumbini 20 gola
2. E. Bakiu Tomori 19 gola

About the author:

Leave a comment

Back to Top