Peqinasit: Çekaj mos gjykojë më Shkumbinin

Peqinasit: Çekaj mos gjykojë më Shkumbinin

Peqinasit: Çekaj mos gjykojë më Shkumbinin

No Comments on Peqinasit: Çekaj mos gjykojë më Shkumbinin

Klubi bardhekaltër ka dalë në një deklaratë për shtyp, duke e shpallur “non grata” gjyqtarin nga Laçi

Shkumbini ndërpreu të shtunën e kaluar serinë e rezultateve pozitive të arritura në javët e fundit me 3 barazime dhe një fitore. Humbja e fundit me Kamzën ishte minimale, por që realisht Shkumbini nuk e meritonte me paraqitjen që bëri gjatë 90 minutave të lojës. Përveç kundërshtarit, Shkumbini në këtë ndeshje pati kundër edhe gjyqtarin Sokol Çekaj.

Kjo e ka detyruar klubin Shkumbinit që të dalë dje në mesditë me një deklaratë për shtyp, duke protestuar ndaj veprimeve të gjyqtarëve të takimit, veçanërisht ndaj kryesorit, duke e shpallur të padëshirueshëm gjyqtarin nga Laçi për të drejtuar Shkumbininnë të ardhmen.

“Gjyqtarët e takimit, sidomos kryesori Sokol Çekaj, me drejtimin që i bëri takimit, ndikoi dukshëm në rezultatin përfundimtar, sepse u bë faktor ndikues duke paravendosur rezultatin në favor të Kamzës,” – thuhet mes të tjerash në reagimin e klubit të Shkumbinit që sot pritet të zyrtarizohet edhe në FSHF.

Në  deklaratën  e klubit bardhekaltër theksohet se precedenti “Çekaj”  të shihet si duhet nga komisionet përkatëse, sepse nuk është rasti parë që ky gjyqtar kërkon ta dëmtojë me qëllim ekipin e Shkumbinit, që u përsërit hapur në ndeshjen e fundit me Kamzën, duke vepruar në mënyrë tendencioze dhe të qëllimshme në dëm të ekipit peqinas. “Shprehim indinjatën tonë për këtë gjyqtar, që nuk e ka herën e parë, që me  tendencë dhe me  qëllim, kërkon të dëmtojë ekipin tonë.

Me ndeshjen e Kamzës janë disa raste flagrante që ai e shfaqi hapur qëllimin e vet për ta dëmtuar Shkumbinin dhe për të favorizuar vendësit, duke anulluar një gol të rregullt  dhe duke i mohuar ekipit tonë dy 11-metërsh, që vetëm për Çekajn nuk ishin të tillë. Nuk është fjala këtu se ne humbëm një ndeshje, që realisht, në përfundim, me një gjykim korrekt, duhet të kishte përfundim tjetër, por mendojmë që gjyqtarë të tillë nuk i bëjnë nder as vetë FSHF-së.

Duhet përmendur edhe një fakt tjetër, që gjyqtari Sokol Çekaj ka mangësi të mëdha edhe në komunikimin me lojtarët gjatë lojës, pasi në ndeshjen e fundit, por edhe në ndeshjet e tjera sillet shpesh si arrogant në fushë, duke u bërë presion të hapur futbollistëve në fushë. Si klub kërkojmë nga komisioni përkatës që ky gjyqtar të mos e drejtojë më ekipin e Shkumbinit,” – përfundon deklarata për shtyp e klubit peqinas.

About the author:

Leave a comment

Back to Top