Peqinasit marrin “flakë”, s’na interesojnë emrat

Peqinasit marrin “flakë”, s’na interesojnë emrat

Peqinasit marrin “flakë”, s’na interesojnë emrat

No Comments on Peqinasit marrin “flakë”, s’na interesojnë emrat

Pas fitores në fundjavë kundër Apolonisë, peqinasit do të udhëtojnë drejt Korçës, ku do të përballen me kampionët e vendit. Fitorja e së shtunës, i ka kthyer sigurinë skuadrës së Miles, pavarësisht se këtë rradhë do të ketë një përballje shumë të fortë. Për mesfushorin peqinas, Arvis Gjata, ekipi është i qetë pas fitores së arritur dhe në Korçë do të udhëtojë për të treguar sa vlen, pse jo edhe për ndonjë rezultat pozitiv. “Në këtë takim, më në trysni janë korçarët, pasi për ta kërkohet rezultat pozitiv me të gjitha çmimet. Kemi marrë një fitore të rëndësishme me ekipin e Apolonisë, që më së shumti i ka shërbyer shumë skuadrës. Kthimi në “shtëpi” duhet të bëhej në mënyrën më të mirë të mundshme, ndaj edhe për ne kishte shumë rëndësi kjo fitore. Mund të them, se ka qenë një fitore bindëse, jo vetëm nga rezultati i pastër por edhe nga volumi i lojës dhe rastet e kundërshtarit, i cili nuk ka mundur të na vërë në provë asnjë herë të vetme. Mendoj se në rast fitore, suksesi ndahet tek të gjithë sikurse në rast humbje, ku pesha mbetet tek i gjithë ekipi. Nuk ka rëndësi për ne, se si ka nisur ky kampionat për korçarët, pasi në këtë ekip ka kualaitete, që i dhanë trofeun sezonin e kaluar. Por nga ana tjetër mendoj, se jemi të qetë përpara kësaj sfide, pasi nuk kemi ç’të humbmasim. Impenjimi ynë do të jetë maksimal dhe primare është të jemi të kujdesshëm në fazat mbrojtëse dhe pse jo të shohim me intuitë edhe në vijën e sulmit. Kundërshtari ynë është në trysni, pasi nga drejtuesit dhe tifozëria e tyre kërkohet fitore me çdo kusht. Ne do mbrohemi me kujdes dhe për këtë do të na ndihmojë edhe eksperienca e dy lojtarëve të ardhur në ekip, Diop dhe Shenajt. Do të ishim shumë të kënaqur edhe me një pikë, pasi çdo rezultat pozitiv në këtë takim do të ishte si një fitore për ne. Shpresoj që të tregojmë nivel dhe të marrim një rezultat pozitiv”, ka përfunduar mesfushori Gjata

Lulzim Resuli

About the author:

Leave a comment

Back to Top