Përralla “Grboviç”, babai dhe i biri “shënojnë” për Shkumbinin
Fikreti, menaxher lojtarësh ka sjellë tre në ekip, Altini, sulmues ishte më i miri që ndeshjen e parë
Grumbullim në plazhin e Durrësit, ndërsa sot në orën 13:00 ndeshja kundër Flamurtarit për javën e XIX-të. Peqinasit do të luajnë ndeshjen e dytë rradhazi në shtëpi dhe janë në kërkim të një tripikëshi tjetër të rëndësishëm që do t’I katapultonte në renditje. Por java nuk ka kaluar pa probleme. Sulmuesi serbo-boshnjak i Shkumbinit, Grboviç ka shfaqur disa probleme te lehta muskulare. Pas një konsulte me doktorin, lojtari ka rezultuar të mos ketë asgjë serioze dhe në këto momente është i gatshëm për takimin ndaj Flamurtarit. Sulmuesi Altin Grboviç është prezantuar tek Shkumbini që në fillim të merkatos së janarit, ndërsa në minutën e parë zyrtare te Shkumbini ka arritur shënojë, duke qenë se vendosi ndeshjen në kontaktin e parë me topin kundër Vllaznisë.
Prejardhja- Futbolli është një çështje familjare, pasi babai i lojtarit ka qenë një futbollist ndër vite në kampionatin serb dhe në vitet e tij të para ishte edhe kapiteni i ekipit kombëtar U-21 të Jugosllavisë. Fikret Grboviç ka luajtur disa vite në ekipin e kryeqytetit të Kosovën, Prishtinë duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit. Në ditët e sotme Fikreti është përgatitësi i një garde futbollistësh, të cilët në janë ndër lojtarët më të mirë në superligën shqiptare. Dhe ata gjenden në ekipe të ndryshme. Kështu vëllezërit Haxhibuliç, mesfushori Ragiboviç lojtar kwta tw Apolonisë si dhe tre futbollistwt sllavw të Shkumbinit, Mujdragiç, Ferizoviç dhe Grboviç kanë ardhur përmes ndërmjetësimit të tij.
Për sfidën: Përpara takimit të radhës ndaj Flamurtarit, sulmuesi ka qetësuar me gjendjen e tij shëndetsore. Ai thotë se është i i gatshëm për trajnerin Daiu. Ai është i rëndësishëm për këtë ndeshje pasi në vijën e sulmit do të mungojë i riu Mustafaj. Grboviç shprehet: “Kam patur një ndërlikim të lehtë muskulor, por mendoj se tani jam mirë dhe nuk kam asgjë serioze. Kam punuar këtë javë për të rritur parametrat e mi fizikë dhe mendoj se me vazhdimësi do të jem akoma më mirë në ndeshjet në vazhdim. Për takimin e radhës, mund të them se ka të njëjtën rëndësi sikurse edhe takimi i mëparshëm, ndaj ekipi do të jetë i mobilizuar për këtë sfidë. Duke parë edhe ngjeshjen në klasifikim, atëherë mendoj se asgjë nuk është ende e sigurt, prandaj duhet të bëjmë kujdes kundrejt çdo kundërshtari. Ndoshta nuk kam një njohje të madhe për këtë ekip por e ndjej që këtu në Peqin I’u rëndon ende eliminimi nga Flamurtari në kupë, sezonin e kaluar. Tani mendoj se do të kemi një ndeshje të vështirë por që në fund, mendoj se ekipi ka forcën për ta zgjidhur pozitivisht edhe këtë takim. Nëse do të aktivizohem do të kërkoj që të shënoj sërish”, ka përfunduar sulmuesi serbo-boshnjak, Grboviç.
L.Resuli




