Portieri Bejte: Flas me Shkumbinin, pastaj vendos

Portieri Bejte: Flas me Shkumbinin, pastaj vendos

Portieri Bejte: Flas me Shkumbinin, pastaj vendos

No Comments on Portieri Bejte: Flas me Shkumbinin, pastaj vendos

Me të drejtë pas mbylljes së kampionatit të kaluar, lojtarët e Shkumbinit janë duke shijuar disa ditë pushimi me të afërmit dhe shoqërinë e tyre. Për portierin Bejte, ky moment ka qenë i duhuri për të pushuar ndërsa për të ardhmen asgjë nuk do të vendosë pa folur më parë me drejtuesit bardhekaltër. “Këto ditë jam duke kaluar me familjen por njëkohësisht kam ndjekur sistematikisht edhe një program individual për të ruajtur disi formën sportive. Për sa i përket sezonit të ri mund të them se deri në këto momente kam kaluar me qetësi. Kam patur interesime nga ekipe të ndryshme por gjithçka e kam lënë jashtë. Kjo për arsye sepse duke qenë se kam edhe një vit kontratë me klubin atëherë më parë më duhet të bisedoj me drejtuesit e Shkumbinit më pas do të vendos. Mendoj se gjithcka në këtë ekip mund të rregullohet shpejt dhe kjo do të na lejojë të bashkohemi sërisht tek ekipi peqinas. Por nëse klubi nuk është i gatshëm të plotësojë kontratat atëherë do t’i kërkoj drejtuesve peqinas të më japin lejen për t’u bashkuar një ekipi tjetër”, ka përfunduar portieri Bejte.

Lulzim Resuli

About the author:

Leave a comment

Back to Top