Pragmatizëm peqinas: T’i bëjmë që tani pikët e “shpëtimit”

Pragmatizëm peqinas: T’i bëjmë që tani pikët e “shpëtimit”

Pragmatizëm peqinas: T’i bëjmë që tani pikët e “shpëtimit”

No Comments on Pragmatizëm peqinas: T’i bëjmë që tani pikët e “shpëtimit”

Dy fitore në dy javët e fundit i kanë dhënë krejt tjetër moral ekipit të Shkumbinit. Për mesfushorin Gjata, i cili po kalon vërtet një formë të mirë sportive, ndeshja me Flamurtarin do të jetë një sfidë për të ruajtur vazhdimësinë. Sigurisht që, për eksperiencën që ka, Gjata nuk është nga ata që “fluturojnë”, pasi e di fort mirë se një transfertë në Vlorë është e “pakëndshme” për çdo ekip, sado me potencial qoftë. “Ndaj Flamurtarit do të jetë një tjetër provë e vështirë për ne. Kemi marrë dy rezultate pozitive, por kjo vlen vetëm për ne dhe nuk bën tjetër veçse rrit përqendrimin te vlonjatët. Ekipi i Flamurtarit është një kundërshtar i fortë e në veçanti në fushën e tij. Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë që do të shkojmë për një piknik. Momenti i mirë që po kalojmë na ka dhënë moral të lartë. Prandaj, për ne, kjo sfidë mund të jetë për të ruajtur vazhdimësinë e rezultateve pozitive”.

Gjata e di mirë se, fundi i kampionatit mund të sjellë situata të parikuperueshme: “Nuk duhet të kënaqemi me pikët që kemi marrë në ndeshjet më të fundit, pasi kampionati është ende i gjatë dhe ka përpara vështirësi të tjera për të kaluar. Nesë duam që të jemi tërësisht të parrezikuar, atëherë na duhet të vazhdojmë me këtë ritëm në grumbullimin e pikëve. Mendoj se për vetë vështirësinë që paraqet takimi për ne do të ishte me vlerë edhe një pikë e rrëmbyer në Vlorë. Shpresoj që të arrijmë rezultat atje, për të menduar më pas për kundërshtarin e radhës, në mbyllje të fazës së parë, përballë Vllaznisë”.

Ditë feste, Sula shpërndan premio

Dje, pranë ekipit të Shkumbinit ka qenë edhe deputeti i zonës, Dashnor Sula. Ashtu sikurse kishte premtuar në rast fitoreje ndaj Tiranës, ai ka sjellë shpërblimin për lojtarët. Kanë qenë 500 mijë lekë që u janë shpërndarë lojtarëve. Por, kjo nuk ka qenë premio e vetme, pasi edhe në dy rastet e barazimeve të marra në transfertat e mëparshme, lojtarët kanë marrë shpërblime dhe kjo nuk do të mungojë edhe për sfidën e radhës përballë Flamurtarit, në rast të një rezultati pozitiv.

About the author:

Leave a comment

Back to Top