Probleme në shpatull, Dervishi rrezikon një muaj jashtë

Probleme në shpatull, Dervishi rrezikon një muaj jashtë

Probleme në shpatull, Dervishi rrezikon një muaj jashtë

No Comments on Probleme në shpatull, Dervishi rrezikon një muaj jashtë

Është mbyllur edhe afati zyrtar i merkatos së lojtarëve dhe për ekipin e Shkumbinit gjithçka mbetet “në vendnumëro”. Sipas drejtuesve teknikë ishte një domosdoshmëri afrimi i të paktën dy lojtarëve në ekip, por, ndonëse ka patur bisedime të shumta, asnjë emër nuk është afruar.

Në fillimin e janarit ka qenë mesfushori Arvis Gjata që është larguar në drejtim të ekipit të Tiranës, dhe kjo ka lënë vendin vakant në rolin e fantazistit në këtë ekip. Në gjithë këto ditë kanë janë lakuar emrat e Gavës, Gramit, apo edhe Roshit, si kandidatë për të qenë pjesë e ekipit të Shkumbinit, por për secilin prej tyre ka patur arsye të ndryshme për të mos arritur marrëveshjen për të qenë pjesë e Shkumbinit.

Por si të mos mjaftonte fakti që Shkumbini nuk ka arritur të marrë asnjë lojtar këtë periudhë, një tjetër lajm i keq vjen edhe nga infermieria. Sulmuesi Dervishi ka patur një tjetër problem në shpatull, një shqetësim i përsëritur për të cilin i është dashur që të kryejë dhe një konsultë mjekësore. Shpatulla e tij ka krijuar një problem shumë serioz dhe sipas vlerësimit mjekësor, kjo mund ta ndalojë lojtarin për afro një muaj që të “prekë” fushën e blertë. Nëse vërtetë lojtarit do t’i duhet një afat i tillë për rikuperim, atëherë i bie që sulmuesi të jetë i gatshëm pas javës së katërt të fazës së dytë. Për më keq, lajmi vjen në një moment kur nuk mund të bëhet asgjë për të mbuluar qoftë edhe provizorisht boshllëkun e krijuar, pa harruar peshën madhore qa ka në skuadër një si Dervishi, që është aktualisht dhe golashënuesi më i mirë i Superiores.

About the author:

Leave a comment

Back to Top