Ramazani: Luhet në Peqin? Teuta është shumë e fortë

Ramazani: Luhet në Peqin? Teuta është shumë e fortë

Ramazani: Luhet në Peqin? Teuta është shumë e fortë

No Comments on Ramazani: Luhet në Peqin? Teuta është shumë e fortë

Ndonëse kanë humbur një sfidë të vështirë në transfertë ndaj Kamzës peqinasit janë duke iu rikthyer sfidës së radhës. Takimi ndaj Teutës është një përballje me ekipin që për këto tetë javë kryeson klasifikimin dhe kjo e vështirëson disi takimin. Ky është motivimi që dëshiron tu bëjë shokëve të tij mbrojtësi Ramazani i cili çdo takim e më shumë po konsolidohet në formacionin e Miles. Për të tradita peqinase “i fortë me ekipet e forta” duhet të funksionojë në takimin e radhës. “Kamza është një sfidë të cilën nuk e kthejmë dot më. Kemi humbur si pasojë e një gjykimi që ka lënë për të dëshiruar dhe po ashtu nga një 11 metërsh i paqenë për kundërshtarin. Për ne mund të them se kjo mund të ketë qenë një ndër ndeshjet më të mira të luajtura nga ne në transfertë. Por tashmë na duhet të mbledhim forcat dhe të shohim përpara pasi një sfidë tjetër të vështirë do të duhet të kalojmë. Kemi edhe një javë kohë por duhet theksuar se përballë do të kemi ekipin e Teutës i cili kryeson por ka edhe një grup shumë të mirë. Mund të them se ndeshja e radhës është edhe më e vështirë sesa transferta që lamë pas. Na duhet shumë vullnet dhe forcë të thyejmë “djemtë e detit”. Shkumbini në karakterin e vet ka treguar se është një ekip i fortë përballë të fortëve dhe kjo duhet të vihet në efiçensë në takimin e radhës. Nuk e nënvleftësojmë aspak kundërshtarin, përkundrazi ia dimë vlerat. Kjo na bën ta vlerësojmë takimin maksimalisht duke shpresuar që do të shfrytëzojmë në maksimum faktorin fushë. Nëse në takimin në shtëpi nuk do të na ndjekë një gjykim i tillë skandaloz sikurse në ndeshjen në Kamëz mendoj se takimi do të jetë i hapur për të dy ekipet. po ashtu shpresoj shumë që do të arrijmë të fitojmë në sajë të shpirtit të garës që kanë të gjithë djemtë në veçanti në ndeshjet në shtëpi përballë tifozëve të tyre”.

Lulëzim Resuli

About the author:

Leave a comment

Back to Top