Mourinjo e kërkon me ngulm, por edhe Guardiola e ka në planet e veta pas dështimit me Fabregasin Mesut Ozil, lojtari me origjinë turke i përfaqësueses së Gjermanisë, që luan për Verder Bremenin, mund të bëhet “fushëbeteja në merkato” mes dy klubeve më të mëdha të Spanjës. Trajneri portugez i Real Madridit, Hoze Mourinjo, e ka përfshirë lojtarin gjerman në projektin e tij për këtë sezon, edhe pse ka në plan të marrë edhe Sami Khedirën e Shtutgartit. Por çmimi i tij është i lartë, 15-18 milonë euro.
Real Madrid dhe Barcelona, beteja për Ozilin
Tags: barcelona, madrid, mesut-ozil, superliga