Rikthehet Vogli, por Shkumbini i ka sytë nga Dervishi

Rikthehet Vogli, por Shkumbini i ka sytë nga Dervishi

Rikthehet Vogli, por Shkumbini i ka sytë nga Dervishi

No Comments on Rikthehet Vogli, por Shkumbini i ka sytë nga Dervishi

Në kampin e Shkumbinit ka lajme të mira që vinë nga infermieria e cila ka qenë disi e populluar me lojtarë të dëmtuar gjatë fazës së parë. Mbrojtësi 18-vjeçar, Jurgen Vogli është lojtari i cili duket që është rikuperuar dhe pret rikthimin në radhët e Shkumbinit pas një dëmtimi që e ka lënë jashtë fushave për afro dy muaj. Ai i është bashkuar ekipit në seancat stërvitore të javëve përgatitore dhe tashmë ai mund të jetë i gatshëm për trajnerin Mile. Por e gjithë vëmendja e stafit teknik dhe tifozëve është tek sulmuesi Dervishi. Një dëmtim i përsëritur në shpatull ka vënë në dilemë faktin nëse ai do të jetë apo jo në fushën e lojës në ndeshjen e parë ndaj Bylisit. Drejtuesit kanë shumë shpresa që një gjë e tillë të ndodhë në ndeshjen e parë kundër skuadrës së Bylisit.

About the author:

Leave a comment

Back to Top