Roland Dervishi: Unë, sërish bomberi i Shkumbinit

Roland Dervishi: Unë, sërish bomberi i Shkumbinit

No Comments on Roland Dervishi: Unë, sërish bomberi i Shkumbinit

Në ndeshjet miqësore që ka zhvilluar Shkumbini është vënë re që reparti i sulmit nuk ka qenë shumë produktiv. Megjithatë, sulmuesi kryesor i bardhekaltërve, Roland Dervishi, kërkon që të qetësojë tifozerinë vendëse, duke premtuar se në kampionat Shkumbini do të paraqitet krejt ndryshe. “Kemi zhvilluar një fazë përgatitore të ngjeshur, e cila na ka shërbyer shumë dhe ajo që ka më tepër rëndësi është fakti që loja e skuadrës është përmirësuar ndjeshëm. Unë personalisht do ta quaja pozitive këtë përgatitje, pasi e shoh që jam duke rifituar formën time më të mirë dhe besoj se jam gati për startin e kampionatit. Paralelisht me përgatitjet ne kemi zhvilluar edhe miqësore, të cilat kurrsesi nuk duhet të gjykohen nga rezultati që kemi arritur. Ekipi ka qenë i ngarkuar dhe nuk ka mundur që të japë më të mirën në fushën e lojës, por gjithashtu edhe jemi ruajtur nga ndonjë dëmtim eventual. Pra, nuk kemi dhënë maksimumin tonë. Personalisht shoh një rritje në nivelin e lojës së skuadrës. Gjithashtu, ekziston edhe një konkurrencë në grup, e cila na shërben për mirë”, – thotë Dervishi. Në lidhje me mungesën e golave në miqësore, sulmuesi peqinas shprehet: “Besoj se Shkumbini do ta thotë fjalën e vet në ndeshjet e kampionatit, ashtu siç kemi bërë edhe në sezonet e shkuara. Skuadra jonë do të jetë një kockë e fortë ndaj çdo kundërshtari dhe sigurisht që edhe reparti i sulmit do të jetë më produktiv. U premtoj tifozëve një gol që në sfidën e parë të kampionatit kundër Teutës”.
Fatmir Ahmeti

/Panorama/Shkumbini.com/

About the author:

Leave a comment

Back to Top