Saliu: Kësaj radhe s’na intereson fitorja me Tiranën

Saliu: Kësaj radhe s’na intereson fitorja me Tiranën

Saliu: Kësaj radhe s’na intereson fitorja me Tiranën

No Comments on Saliu: Kësaj radhe s’na intereson fitorja me Tiranën

Ekipi i Shkumbinit i është rikthyer dje stërvitjes në kompleksin e klubit, duke zhvilluar vetëm një seancë. “Javën pa ndeshje e shfrytëzuam me miqësoren që zhvilluam me Besën në Kavajë. Ishte një takim që u shërbeu të dy ekipeve për synimet që kanë në kampionatet e tyre. Nisëm përgatitjet për ndeshjen që do të luajmë të mërkurën në Peqin me Tiranën për kupë, por duke menduar më shumë për takimin e kampionatit, kur në Vlorë do të luajmë përballë ekipit të Flamurtarit,” – deklaron mbrojtësi peqinas Alfred Salliu.

Në 4 javët e para ai qëndroi vazhdimisht në stol, por diti ta pranojë atë pa u dekurajuar dhe kur iu dha mundësia, u përpoq të jepte më të mirën në fushën e lojës për ekipin e vet. Nuk është e rastit që në ndeshjet e fundit “Rusi” ka ditur ta justifikojë me paraqitjen e bërë, duke luajtur titullar. Sipas mbrojtësit peqinas, Shkumbini i këtij sezoni është i përqendruar në shumë te ndeshjet e kampionatit dhe ka kërkuar që kupa t’i shërbejë po kampionatit, duke qenë një mundësi për t’u provuar edhe më shumë futbollistët e rinj.

Ndeshja e nesërme me Tiranën shihet si një ndeshje më se e zakonshme dhe përpara këtij takimi pothuaj nuk flitet fare nga futbollistët dhe nga tifozët. Për Shkumbinin është ndoshta i vetmi rast që mungon interesimi i përhershëm  përpara një takimit me një kundërshtar të tillë, që njihet për emrin dhe traditën që ka.

Me sa duket, në këtë drejtim ka pasur jo pak ndikim fitorja e fundit e Shkumbinit, por edhe fakti që Shkumbini është  dorëzuar përpara kohe, duke hequr dorë nga Kupa e Shqipërisë, ndërkohë që kundërshtari e sheh veten të kualifikuar. “Do të jemi përsëri në Peqin përballë Tiranës, por këtë herë motivimi ynë për ta fituar ndeshjen nuk është ai kampionatit, kur na kërkohej fitorja.

E kemi deklaruar që kupa nuk është në objektivat tona për këtë sezon, sepse për kushtet që kemi, nuk jemi në gjendje t’i përballojmë të dy aktivitetet. Luajmë përballë Tiranës pa tensionin e zakonshëm të rezultatit,” – ka përfunduar mbrojtësi Alfred Salliu.

About the author:

Leave a comment

Back to Top