Diop: Peqinasit te ngrohte dhe futbolldashes

Diop: Peqinasit te ngrohte dhe futbolldashes

Diop: Peqinasit te ngrohte dhe futbolldashes

No Comments on Diop: Peqinasit te ngrohte dhe futbolldashes

Personalisht në Peqin që prej fillimit kam gjetur një ambient të ngrohtë futbolldashës, ku jo vetëm shokët e skuadrës, por edhe tifozët më kanë mbështetur shumë.

Tashmë që kampionati ka ulur siparin për Shkumbinin dhe gjithçka ka shkuar në mënyrën e duhur, teksa skuadra ka siguruar qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar, futbollistët duket se kanë nisur pushimet. Mirëpo duhet thënë se ata janë në pritje për të kontaktuar sërish me drejtuesit e klubit, jo vetëm për të përmbyllur detyrimet financiare të këtij sezoni, por gjithashtu edhe për të folur lidhur me të ardhmen e tyre. Lojtari i vetëm i huaj që mbylli sezonin me peqinasit, Papa Diop, shprehet se në Peqin ka kaluar një sezon të mirë, duke mos e fshehur dëshirën që ka për të qëndruar sërish. Mirëpo kjo, sipas tij, do të varet edhe nga drejtuesit e klubit. “Kemi përfunduar një sezon mjaft të vështirë, por nga ana tjetër të suksesshëm, pasi me shumë sakrifica kemi arritur që të sigurojmë qëndrimin në Superiore, çka ishte dhe objektivi kryesor i Shkumbinit. Gjatë gjithë kampionatit ne kemi qenë një kundërshtar mjaft dinjitoz përballë çdo skuadre dhe me meritë kemi arritur që të marrim pikë në transfertë, pavarësisht se në përbërje kemi mjaft futbollistë të rinj, por të talentuar”, – thotë Diop, teksa analizon ecurinë e peqinasve gjatë sezonit që sapo u mbyll. Në lidhje me të ardhmen e tij në radhët e Shkumbinit, ai shprehet: “Personalisht në Peqin që prej fillimit kam gjetur një ambient të ngrohtë futbolldashës, ku jo vetëm shokët e skuadrës, por edhe tifozët më kanë mbështetur shumë. Kjo pa dyshim që ka pasur efektin e saj, pasi në fushën e lojës jam munduar që gjithmonë të jap maksimumin tim.

Sa i takon së ardhmes, mendoj se është një çështje që duhet të diskutohet mes meje dhe drejtuesve të klubit, por unë pohoj se dëshira për të qëndruar është edhe për sezonin e ardhshëm. Siç e thashë, janë disa detaje që duhen biseduar me drejtuesit e Shkumbinit, më pas do të vendos për të ardhmen time”, – shton Diop.
Fatmir Ahmeti


About the author:

Leave a comment

Back to Top