Shenaj: Pikët e lëna i rikuperojmë në Fier

Shenaj: Pikët e lëna i rikuperojmë në Fier

Shenaj: Pikët e lëna i rikuperojmë në Fier

No Comments on Shenaj: Pikët e lëna i rikuperojmë në Fier

Fejzo Shenaj i qan ende pikët e humbura me Bylisin. Sipas tij, peqinasit meritonin fitoren në këtë përballje. Mesfushori i bardhekaltërve, gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, shprehet se skuadra e tij ka lënë dy pikë, pasi meritonte fitoren dhe jo barazimin. Megjithatë, gjirokastriti shfaqet optimist për të ardhmen. Madje, beson se në takimin e radhës që bardhekaltrit kanë në Fier kundër Apolonisë, ata do të kenë mundësinë të rikuperojnë pikët e lëna me ballshiotët. “Nuk e kemi nisur ashtu siç duhej fazën e dytë, sepse me thënë të vërtetën ishim përgatitur për të marrë fitoren, por në fakt morëm vetëm një pikë. Po ja që futbolli i tillë është, ndaj duhet t’i pranosh të tria rezultatet. Në fakt, ne kemi zhvilluar lojën tonë dhe në pjesën e dytë kemi dominuar në fushë, por kundërshtari nuk u tregua korrekt dhe vonesat e shumta bënë që të binte ritmi i lojës. Gjithsesi, ajo që më kënaq për momentin është se kundërshtarët tanë, që janë më poshtë nga ne në klasifikim, nuk kanë arritur të marrin rezultate pozitive. Kjo duhet të na shërbejë si një motiv më shumë për të kërkuar fitoren që në sfidën e radhës”, – thotë Shenaj. Më tej, mesfushori gjirokastrit pranon se javën e ardhshme me Apoloninë do të jetë një tjetër sfidë e vështirë për vetë pozitat ku ndodhet kundërshtari i tyre. Mirëpo, ai beson te suksesi në këtë transfertë. “Tashmë nuk na bën më përshtypje fakti se ku luajmë, sepse nëse luan më mirë se kundërshtari mund të fitosh në çdo fushë. Skuadra fierake është e vështirë për t’u kaluar, pa diskutim, por ne do të shkojmë në Fier të bindur për të mos dalë pa pikë, – përfundoi Shenaj.

About the author:

Leave a comment

Back to Top