Shenaj: Pogradeci do të marrë vlerësim maksimal

Shenaj: Pogradeci do të marrë vlerësim maksimal

Shenaj: Pogradeci do të marrë vlerësim maksimal

No Comments on Shenaj: Pogradeci do të marrë vlerësim maksimal

Në përfundim të takimit me Dinamon, mesfushori i Shkumbinit, Fejzo Shenaj, ka marrë përgëzime të shumta nga drejtuesit dhe tifozët peqinas për golin e shënuar në minutat e fundit. Ishte një gol me vlera, që i çliroi të gjithë që erdhi në momentet e fundit të takimit, duke i dhënë fitoren tripikëshe ekipit bardhekaltër.

Për gjirokastritin që luan sezonin e 5-të me Shkumbinin, ishte goli i dytë që shënon në sezon, pas atij me Tomorin, në fitoren 6–2 në fazën e parë në Peqin, duke treguar që kërkon ta ndihmojë sa më shumë ekipin.

“Jam i gëzuar dhe i kënaqur që shënova në ndeshjen e fundit, por më shumë që ky gol rezultoi përcaktues, duke i dhënë fitoren ekipit tim. Merita për golin nuk është vetëm imja, por e gjithë ekipit, që besoi deri në fund për t’u shpërblyer me fitore, në një ndeshje të vështirë deri në fund përballë Dinamos.

Fati e desh që unë të gjendesha në vendin e duhur për të shfrytëzuar saktë topin e përplasur në traun e sipërm të portës, pas gjuajtjes me kokë të mbrojtësit Diop, duke e pasur të lehtë të gjeja rrugën e rrjetës,” – deklaron mesfushori Shenaj. Gjirokastriti i Shkumbinit pranon që ai personalisht dhe ekipi i tij vuajtën jo pak në ndeshjen me Dinamon, që në Peqin luajti me dëshirën për të mos dalë pa pikë. “Të gjitha ndeshjet janë të vështira dhe kjo u pa edhe në përballjen me Dinamon.

Ndoshta ne e morëm pak lehtë në fillim. Mund ta quajmë veten me fat që e fituam këtë përballje dhe nuk u ndëshkuam nga kundërsulmet e kundërshtarit. Kalendari na vë përballë me një tjetër kundërshtar që renditet në vendet e fundit dhe po kalon një moment jo të mirë, por kjo nuk duhet të na vërë në gjumë, duke e menduar të lehtë fitoren.

Duhet ta vlerësojmë si duhet kundërshtarin e radhës, sepse nuk na lejohet rezultat tjetër, përveç fitores. Kjo arrihet më lehtë kur ne do të dimë të zbatojmë si duhet detyrat e trajnerit në fushën e lojës, për të qenë më racionalë dhe për të arritur që t’i shfrytëzojmë më mirë rastet që na paraqiten përpara portës  kundërshtare. Me Pogradecin duhet të jemi ngulmues që në fillim,” – ka përfunduar mesfushori Fejzo Shenaj.

About the author:

Leave a comment

Back to Top