Shenaj: Shkumbini s’ka këllqe për dy frontet

Shenaj: Shkumbini s’ka këllqe për dy frontet

Shenaj: Shkumbini s’ka këllqe për dy frontet

No Comments on Shenaj: Shkumbini s’ka këllqe për dy frontet

Mbrojtësi gjirokastrit pohon se e gjithë vëmendja është spostuar për të marrë fitoren ndaj Laçit

Trajneri Kristaq Mile dje pasdite iu rikthye stërvitjes në përgatitje për ndeshjen e radhës, duke e patur të plotë grupin. Humbja 3–4  të mërkurën në Peqin me Apoloninë për kupë nuk është se ka ndikuar shumë në moralin e ekipit, sepse në këtë takim Mile aktivizoi kryesisht futbollistët e rinj, duke treguar hapur që vëmendja e Shkumbinit është për ndeshjet e kampionatit.

Nga futbollistët e formacionit të parë, në ndeshjen me Apoloninë, luajtën vetëm mbrojtësi Diop dhe mesfushori  Shenaj, por megjithë përvojën e tyre, nuk arritën ta shmangnin humbjen në ndeshjen e dytë të kupës. Për gjirokastritin Fejzo Shenaj, që luan sezonin e 4-t në Peqin,  Shkumbini, për vetë kushtet, është më i përqendruar në ndeshjet e kampionatit, duke kërkuar që kupën ta shfrytëzojë në funksion të saj.

Nuk është se humbja në kupë na prishi shumë punë, sepse qëllimi ynë për këtë ndeshje ishte të provoheshin lojtarët e rinj dhe trajneri Mile në këtë mënyrë u dha mundësi futbollistëve të formacionit që të bënin pushim. Ata e ndoqën ndeshjen e kupës nga tribuna dhe vetëm pas takimit zhvilluan seancën e zakonshme të stërvitjes.

Nuk është se nuk e dëshironim të fitonim, kur luanim me formacionin e dytë, por ne e kemi deklaruar që në fillim të sezonit që nuk i kemi mundësitë  të luftojmë të luftojmë në të dy frontet, kampionat e kupë, duke qenë të detyruar të përqendrohemi vetëm për ndeshjet e kampionatit. Të dielën do të presim ekipin e Laçit dhe për ne është një takim që merr vlera, pasi vijmë nga dy barazimet që kemi marrë në Tiranë me Dinamon dhe në Pogradec me ekipin vendës, duke marrë pikë në dy transferta radhaz në kampionat.

Kemi një përvojë të hidhur me Laçin sezonin e kaluar, por që na ka vlejtur si mësim. Shkumbini, i përbërë nga djem të rinj, që kanë ardhur nga ekipet zinxhirë të klubit, ka treguar në këto javë që e ka grupin e duhur në të gjitha repartet për ta kërkuar rezultatin pozitiv në çdo fushë, sidomos kur luan përpara sportdashësve të vet. Fitorja me Laçin mbetet si një detyrë për ne dhe unë jam i bindur që do ta arrijmë,” – ka përfunduar mesfushori i Shkumbinit, Fejzo Shenaj.

About the author:

Leave a comment

Back to Top