Shenaj: Skënderbeu s’na mund dot në shtëpi

Shenaj: Skënderbeu s’na mund dot në shtëpi

Shenaj: Skënderbeu s’na mund dot në shtëpi

No Comments on Shenaj: Skënderbeu s’na mund dot në shtëpi

Pika e marrë në transfertë ndaj Apolonisë duke se i ka kënaqur peqinasit, aq më tepër që u mor përballë një rivali në luftën për mbijetesë. Peqinasit kanë zhvilluar një lojë të fortë, duke e goditur kundërshtarin në befasi me anë të kundërsulmit në pjesën e parë, ndërsa në të dytën vendësit kanë barazuar rezultatin. Sipas mesfushorit gjirokastrit, Fejzo Shenaj, pika e marrë në transfertë ka vlera të dyfishta, për faktin se u arrit përballë një rivali për mbijetesë. “Ne jemi të vetëdijshëm se objektivi ynë primar në këtë sezon mbetet ai i sigurimit të qëndrimit në Superiore, përpara përfundimit të kampionatit. Ndaj dhe pika e marrë në Fier përballë Apolonisë na kënaq dhe kjo na jep shpresë edhe për ndeshjet në vijim. Skuadra ka funksionuar mirë dhe kemi zhvilluar një lojë të hapur përballë një kundërshtari që kërkonte me çdo kusht fitoren. Gjithashtu e them me bindje se ky barazim do të na vlejë shumë edhe për ndeshjet në vijim, sidomos në aspektin psikologjik, pasi skuadra tashmë ka besim në forcat e veta”. Duke vijuar më tej, mesfushori flet edhe për sfidën e radhës që do ta zhvillojnë në shtëpi ndaj kampionëve në fuqi, Skënderbeut. “Skuadra korçare është pa dyshim një kundërshtar i vështirë, pasi dihen kualitetet që ka në përbërje. Faza e dytë për ta ka nisur mirë, por edhe ne kemi marrë dy rezultate pozitive. Natyrisht që gjatë kësaj jave do të punojmë fort për ta përgatitur këtë sfidë që, siç e thashë, është shumë më e vështirë, megjithëse ne do të kërkojmë fitoren si në çdo përballje që kemi realizuar”, përfundon Shenaj.

About the author:

Leave a comment

Back to Top