Shkumbini, adrenalina bardhekaltër vjen nga të rinjtë

Shkumbini, adrenalina bardhekaltër vjen nga të rinjtë

Shkumbini, adrenalina bardhekaltër vjen nga të rinjtë

No Comments on Shkumbini, adrenalina bardhekaltër vjen nga të rinjtë

Shkumbini duket se po e shfrytëzon në maksimum këtë periudhë të ndërprerjes së kampionatit, duke zhvilluar stërvitje të ngjeshur dhe miqësore. Këtë fundjavë peqinasit kanë projektuar një test ndaj Turbinës, ose ndaj skuadrës kosovare të Trepçës. Futbollistët e kanë të qartë se hapi fals i hedhur në sfidën ndaj Bylisit, duhet të shlyhet menjëherë. Për mesfushorin bardhekaltër, Ervis Kafazi, skuadra i ka të gjitha mundësitë për të kërkuar suksesin në transfertën ndaj Apolonisë, në mënyrë që të rikuperojë pikët e lëna në shtëpi. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, lojtari e cilëson këtë përballje si tepër të rëndësishme. “Ndeshja e parë me Bylisin nuk shkoi sipas parashikimeve. Megjithatë, mendoj se barazimi duhet të na shërbejë si mësim, në mënyrë që të luajmë të përqendruar në të ardhmen. Sfida e radhës me Apoloninë duhet të përkojë me kthesën tonë. Me këtë ekip jemi përballur tri herë këtë sezon, një herë në kampionat dhe dy herë në kupë, por duhet të theksojmë faktin se në kupë nuk kemi pasur objektiva realë, ndaj edhe jemi mundur. Sa i takon kampionatit, dihet që ne jemi përqendruar tërësisht aty, ndaj dhe të gjitha sfidat për ne duhet të konsiderohen finale”, – ka thënë Kafazi. Sakaq, dje skuadra është stërvitur nën urdhrat e trajnerit Mile, i cili kishte munguar më parë për një arsye familjare. Trajneri beratas, pasi ka komunikuar me futbollistin e pezulluar, Lundraxhiu, e ka lejuar këtë të fundit që t’i bashkohet skuadrës në stërvitje. Shkumbini ka zhvilluar dje edhe një ndeshje kontrolli, e cila ka zgjatur rreth 80 minuta.

About the author:

Leave a comment

Back to Top