Shkumbini, akord në limit me Nastovskin

Shkumbini, akord në limit me Nastovskin

Shkumbini, akord në limit me Nastovskin

No Comments on Shkumbini, akord në limit me Nastovskin

Drejtuesit e klubit të Shkumbinit kanë arritur akord në limitin e merkatos me maqedonasin Kliment Nastovski, i cili në fazën e parë ka luajtur te Pogradeci. Gjithashtu, me peqinasit ka firmosur për pjesën e mbetur të kampionatit edhe Sokol Alla. Ky i fundit, pozicioni i të cilit është po mesfushor, vjen nga skuadra e Sopotit. Këto janë dy përforcimet e drejtuesve peqinas, ndërsa dështuan në afrimin e Gavës, edhe pse u përfol se do të ishte pjesë e këtij ekipi për periudhën e mbetur të kampionatit.
Dervishi – Sulmuesi kryesor i Shkumbinit, goleadori Roland Dervishi, mund të quhet pa dyshim si futbollisti më i suksesshëm peqinas për fazën e parë të kampionatit. Në 13 javë kampionat, Dervishi ka arritur të realizojë plot 11 gola, duke kryesuar listën e golashënuesve. “Faza e parë e këtij kampionati mund të quhet e suksesshme për skuadrën tonë, për vet faktin se renditemi në mesin e artë të klasifikimit, pavarësisht se në përbërje të skuadrës nuk kemi shumë emra të spikatur. Personalisht, në disa ndeshje kam luajtur jo në formën time fizike më të mirë, por falë Zotit nuk kam pësuar ndonjë dëmtim serioz, madje jam shumë i lumtur që e kam ndihmuar skuadrën time, duke shënuar gola decizivë”. Goleadori bardhekaltër i bëri një mbyllje fantastike fazës së parë, duke shënuar dy gola në atë fitore të arritur përballë Vllaznisë. Mirëpo, sulmuesi kërkon që edhe ndaj Bylisit të bëjnë të njëjtën paraqitje. “Është e qartë se faza e dytë do të jetë më e vështirë. Në javën e parë luajmë përballë Bylisit, një skuadër e cila ndodhet në pozita të njëjta me ne. Jam i bindur se e gjithë skuadra jonë dëshiron që ta nisë me fitore, ndaj në fushën e lojës do të japim më të mirën e mundshme, për t’i dhuruar tifozërisë sonë suksesin e parë në këtë fazë të dytë”.

About the author:

Leave a comment

Back to Top