Shkumbini, Apeli mund të kthejë gjithçka

Shkumbini, Apeli mund të kthejë gjithçka

Shkumbini, Apeli mund të kthejë gjithçka

No Comments on Shkumbini, Apeli mund të kthejë gjithçka

Sipas informacioneve dhe deklaratave të dhëna nga drejtuesit më të lartë të klubit Shkumbini, vendimi i dhënë dje nga Komisioni i Disiplinës do të apelohet në Komision të Apelit. Në këtë rast, nëse Apeli ndryshon ndonjë pikë në vendim, kryesisht atë që lidhet me KF Shkumbinin, atëherë mund të krijohet sërish një amulli totale si në renditjen e skuadrave për “play-out”, edhe në ndeshjet shtesë që pritet të luhen me skuadrat që do të renditen në pozicionet 3, 4 dhe 5 në renditjen e Kategorisë së Parë. Në këtë këndvështrim, pavarësisht rezultateve që mund të krijojnë ndeshjet e kësaj të shtune, renditja e Superiores mund të ndryshojë sërish nëse Apeli merr një vendim të kundërt me atë të Disiplinës. Komisioni i Apelit mund të mblidhet që këtë javë, por nuk dihet nëse do marrë menjëherë vendim apo do kërkojë prova të reja për rastin në fjalë.

 

LEONARD KARAJ/panoramasport/ksshkumbini.com

About the author:

Leave a comment

Back to Top