Shkumbini vetëm futbollistë peqinas, as edhe një “jabanxhi”. Si kurrë në 18 vitet e fundit

Shkumbini vetëm futbollistë peqinas, as edhe një “jabanxhi”. Si kurrë në 18 vitet e fundit

Shkumbini vetëm futbollistë peqinas, as edhe një “jabanxhi”. Si kurrë në 18 vitet e fundit

No Comments on Shkumbini vetëm futbollistë peqinas, as edhe një “jabanxhi”. Si kurrë në 18 vitet e fundit

Miqësorja me Gramshin zbuloi “fytyrën e vërtetë” të skuadrës aktuale peqinase. Në grupin prej rreth 25 vetësh, që stërviten çdo ditë në fushat e klubit, dominojnë futbollistët e rinj 17-19-vjeçarë

Të shtunën e kaluar, Shkumbini zhvilloi një takim miqësor, duke pritur në fushën e vet Gramshin, që luan në kategorinë e parë. Megjithë dëshirën e futbollistëve vendas dhe me rastet e krijuara, Shkumbini nuk shkoi më shumë se barazimi, kur golat u shënuan në pjesën e dytë . Për ekipin e drejtuar nga trajneri Mile, përballja me Gramshin ishte miqësorja e dytë gjatë fazës një mujore përgatitore të peqinasve.

Një javë më parë, Shkumbini priti në Peqin Elbasanin, duke fituar me golin e Dervishit, të shënuar që në minutën e parë. Në këto takime, trajneri Kristaq Mile ka aktivizuar gjithë kontigjentin e futbollistëve, që stërvit për një muaj. Dy miqësoret e para, me Elbasanin dhe Gramshin, kanë treguar se Shkumbini do ta ketë të vështirë për ta përballuar kampionatin e superiors, me kontigjentin që ka.

Gjatë 4 javëve përgatitore të verës, trajneri berates, Kristaq Mile po bën një punë mjaft të madhe me grupin, duke stërvitur vetëm futbollistë peqinas, ku si asnjëherë tjetër në skuadër nuk ka as edhe një “jabanxhi”.

Në grupin prej rreth 25 vetësh, që stërviten çdo ditë në fushat e klubit, dominojnë futbollistët e rinj 17-19-vjeçarë, të ardhur nga ekipet zinxhirë. Ata duket se do të mbajnë peshën kryesore të kampionatit për Shkumbinin.

Futbollistët e rinj si Sulkja, Isaj, Vogli, vëllezërit Magani dhe vëllezërit Lundraxhiu, kanë patur hapësirat e duhura në ndeshjet miqësore, duke treguar se premtojnë për të ardhmen, por jo deri në masën që të marrin përsipër rolin e protagonistit në ekip.

Miqësoret e zhvilluara treguan edhe një herë që ekipi ka nevojë për përforcime dhe për lojtarë me përvojë, në të tria repartet, duke nisur që nga porta.

Këtë fakt e pranojnë të gjithë drejtuesit dhe vetë trajneri Mile, që duhet përgëzuar për punën që po bën. Ai e sheh si të domosdoshme ndërhyrjen në merkato për stabilizimin e gjendjes, që për Shkumbinin është alarmante, si asnjëherë tjetër më parë, në 18 vitet e konkurimit në superiore.

Nga formacioni i një viti më parë kanë mbetur vetëm sulmuesit Mustafaj e Dervishi, mesfushori veteran Pashja, si dhe Xhyra e Gjata, që pak u aktivizuan sezonin e kaluar. Janë larguar të gjithë futbollistët “jabanxhinj”, edhe të huajt, që ishin pjesë e ekipit të ndërtuar me aq bujë një vit më parë .

Është e vështirë për të bërë një parashikim, se si do të futet në kampionat ekipi bardhekaltër, sepse edhe nga drejtuesit e klubit nuk jepet asnjë informacion për të ardhmen e Shkumbinit.

Çdo ditë futbollistët jopeqinas po largohen, duke marrë kartonët për t’u sistemuar në ekipe të tjerë, ndonëse ishte deklaruar me të madhe se asnjëri prej tyre, që ka kontratë me peqinasit, nuk do të largohet nga ekipi.

Mile dhe ndihmësi tij, K.Dervishi, janë gjithnjë në pritje të zgjidhjes së situatës nga drejtuesit, kur duhet theksuar se deri tani nuk është lidhur asnjë kontratë me futbollistët, duke vënë në pikëpyetje sezonin.

Nga Ali HALLULLI

About the author:

Leave a comment

Back to Top