Shkumbini, asgjë veç fitores

Shkumbini, asgjë veç fitores

Shkumbini, asgjë veç fitores

No Comments on Shkumbini, asgjë veç fitores

Ndeshja përballë Bylisit do të ngrejë siparin e fazës së dytë për Shkumbinin. Për mbrojtësin Ramazani, kjo ndeshje është e një rëndësie të veçantë, teksa tri pikët do të forconin pozitat e ekipit në vazhdimësi deri në fundin e kampionatit. “Fillimi i fazës së dytë nuk ka ndonjë ndryshim të madh nga faza e parë”, thotë mbrojtësi. “Na interesonte ndonjë afrim në merkato, por ndonëse nuk u arrit, kjo për ne nuk duhet të kthehet në demoralizim. Është një periudhë sakrifice, por kuptohet që tashmë kemi eksperiencë. Na duhet që të ruajmë vazhdimësinë e fazës së parë për të arritur synimin tonë, i cili është qëndrimi në Kategorinë Superiore. Faza e dytë mund të paraqesë vështirësi edhe më të mëdha, por kjo nuk do të na ndalojë që të kërkojmë të japim më të mirën në çdo takim. Për ne prova e fazës së dytë nis me përballjen ndaj Bylisit. Do të jetë një ndeshje e vështirë por e vlerësuar maksimalisht nga ne. Bylisi do të kërkojë rezultat por edhe ne jemi të motivuar. Meqë është një ndeshje në shtëpi atëherë ne e dimë se duhet të kryejmë një “detyrë shtëpie”. Ndonëse e dimë që kemi një përballje të vështirë, na duhet që në fund të marrim tri pikë nëse duam të arrijmë konsolidimin e përgjithshëm në punën tonë”, ka përfunduar Ramazani.

About the author:

Leave a comment

Back to Top