Shkumbini bën “pazar” në Elbasan, do tre lojtarë

Shkumbini bën “pazar” në Elbasan, do tre lojtarë

No Comments on Shkumbini bën “pazar” në Elbasan, do tre lojtarë

Skuadra e Shkumbinit më në fund ka lëvizur në merkato duke u përforcuar me tri blerje të rëndësishme, pasi ka arritur që të sigurojë shërbimet e portierit Elvis Kotorri dhe mesfushorëve Kaçuli e Orgest Gava. Fillimi i punës së trajnerit Gugash Magani është shoqëruar pikërisht me tri afrime të bujshme, të cilat erdhën pikërisht si kërkesë e teknikut për të përforcuar ekipin për sezonin e ri. I pari që ka firmosur për skuadrën ka qenë portieri Elvis Kotorri, i cili edhe në sezonin e fundit ishte pjesë e peqinasve. Ky i fundit ka qenë në pritje të drejtuesve të klubit bardhekaltër dhe sapo është njohur me ofertën e tyre nuk ka hezituar që të firmosë edhe për sezonin e ardhshëm. Me afrimin e Kotorrit duket se porta e peqinasve do të jetë e sigurt, duke ditur që ishportieri kampion me ekipin e Dinamos ka mjaft vite eksperiencë në Superiore. Ofertën e peqinasve e ka pranuar edhe mesfushori elbasanas Kaçuli, duke u bërë zyrtarisht pjesë e Shkumbinit për sezonin e ardhshëm. Mesfushori 23-vjeçar shihet si një përforcim ideal në mesfushë, ku së bashku me Gavën do të formojnë dyshen e mesfushës, njësoj si në kohën kur këta lojtarë luanin në radhët e skuadrës së Elbasanit. Në fakt, mesfushori Orgest Gava vetëm dje ka arritur që të vihet nën urdhrat e trajnerit Magani, duke u bindur përfundimisht për të qenë pjesë e Shkumbinit. Kujtojmë që drejtuesit e klubit peqinas kanë dashur që ta afrojnë në ekip Gavën që në muajin janar të këtij viti, por në atë periudhë nuk u arrit marrëveshja.
Fatmir Ahmeti

/Panorama/Shkumbini.com/

About the author:

Leave a comment

Back to Top