Shkumbini: Do të dimë të ndalim korçarët.

Shkumbini: Do të dimë të ndalim korçarët.

Shkumbini: Do të dimë të ndalim korçarët.

No Comments on Shkumbini: Do të dimë të ndalim korçarët.

Fusha peqinase u ka sjellë “fat” korçarëve, të cilët kanë mposhtur vetëm pak ditë më parë ekipin e Dinamos. Por këtë javë atyre u duhet të udhëtojnë jo si të “zotët e shtëpisë”, por si miq në shtëpinë e peqinasve, në përballjen e ekipin e Shkumbinit. Pas barazimit të marrë në Fier, tashmë peqinasit duan t’i rikthehen fitores e cila mungon që në përballjen ndaj Vllaznisë në javën e fundit të fazës së parë. Për këtë duhet që të ndalin ekipin e Skënderbeut, i cili njeh fitore që prej disa javësh rresht. Për mbrojtësin e qendrës Ramazani, kjo sfidë nuk do të jetë aspak e lehtë, por nga ana tjetër vendasit do të bëjnë të pamundurën për t’i ndalur miqtë korçarë. Në një prononcim për “Sport Ekspres”, mbrojtësi Ramazani shprehet: “Në javën që lamë pas kemi bërë një paraqitje të mirë përballë ekipit të Apolonisë. Padyshim që transfertën e kishim vlerësuar dhe mund të kishim marrë edhe tre pikë të plota në këtë sfidë. Por fakti që nuk jemi thyer na ka ruajtur moralin e lartë që do të na shërbejë për një përballje tjetër të vështirë, sikurse ndeshja në “shtëpi” ndaj ekipit të Skënderbeut. Kemi një përballje vërtet të vështirë, pasi ekipi i Skënderbeut është tashmë i rikthyer plotësisht në luftën për titull, ndaj kjo na e vështirëson edhe më shumë këtë takim. Ne kemi treguar se dimë të japim ndeshje të mira me ekipe të mëdha ndaj në këtë përballje do të kërkojmë të marrim maksimumin. Çdo ndeshje për ne ka vlera por kur flitet për takime në “shtëpi” kjo na e rrit dozën e kërkesës për të kërkuar fitoren. Ne kemi objektivat tona që të jemi sa më larg zonës së ftohtë, ndaj një fitore në këtë sfidë na bën që të ndjehemi shumë më të qetë për vazhdimësinë tonë”.

About the author:

Leave a comment

Back to Top