Shkumbini: Duam mbijetesën, nuk mendojmë për Kupën

Shkumbini: Duam mbijetesën, nuk mendojmë për Kupën

Shkumbini: Duam mbijetesën, nuk mendojmë për Kupën

No Comments on Shkumbini: Duam mbijetesën, nuk mendojmë për Kupën

Administratori i klubit të Shkumbinit, Astrit Isai, vlerëson impenjimin e djemve dhe shpreh edhe objektivat e ekipit në kupë. 0-0 kundër Dinamos ishte një rezultat i pranueshëm.

Barazimi ndaj Dinamos – “Takimi ndaj Dinamos ishte vlerësuar maksimalisht nga ekipi ynë. Kjo na ka bërë që në drejtim të kryeqytetit të udhëtonim për të marrë tre pikë të plota. Ekipi po kalonte një moment pozitiv dhe vinte pas një rezultati pozitiv. Po ashtu ekipi kundërshtar po kalonte momente jo shumë të mira dhe kjo na shtyu të mendojmë për tre pikë në këtë sfidë. Fakti që nuk kemi patur të dëmtuar dhe dy javë kanë qenë të bollshme për të përgatitur këtë sfidë ka qenë një tjetër arsye për të menduar për një rezultat pozitiv. Por pas një pjese të parë në të cilën ekipi ka qenë më lart, në të dytën ka patur një lëshim në lojë dhe kjo ka bërë që t’i jepet më shumë hapësirë kundërshtarit. Sistemi i Kupës – “Padyshim që sistemi i ri i Kupës nuk është shumë i favorshëm për ne. Kemi një numër të kufizuar lojtarësh dhe po ashtu janë gjashtë sfida në grupe ndaj kjo do të na vështirësojë për impenjimin në të dy kompeticionet. Por kjo nuk do të thotë se do të lemë pas dore këtë kompeticion. Ne do të kërkojmë që të japim më të mirën dhe të shkojmë sa më lart në këtë kompeticion, duke synuar që të kalojmë turin e sistemit në grup. Më pas merkatoja e janarit mund të na ndihmojë për të parë më tej, duke shpresuar në zhvillime të reja në sistemin financiar dhe me afrimet e ndonjë lojtari cilësor”.

Lulzim Resuli

About the author:

Leave a comment

Back to Top