Shkumbini, dy ndryshime të detyruara kundër Pogradecit

Shkumbini, dy ndryshime të detyruara kundër Pogradecit

Shkumbini, dy ndryshime të detyruara kundër Pogradecit

2 Comments on Shkumbini, dy ndryshime të detyruara kundër Pogradecit

Në kampin peqinas, sfida e radhës ndaj Pogradecit duket se ka marrë vlerësimin maksimal dhe e gjithë skuadra po punon intensivisht, në mënyrë që të korrigjojë diçka në lojën e saj. Dje, trajneri Mile i ka “shtrydhur” mirë futbollistët, teksa ka zhvilluar dy seanca stërvitore. Gjendja e lojtarëve duket optimale dhe pa asnjë problem, mirëpo vlen për t’u theksuar se për ndeshjen e radhës ndaj liqenorëve, skuadrës peqinase do t’i mungojnë dy titullarë. Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin Diop dhe mesfushorin Shenaj, të cilët kanë një peshë të konsiderueshme në formacionin e Shkumbinit. Këta të fundit nuk do të jenë të gatshëm për shkak të kartonëve. Por, stafi teknik me në krye Milen, bën me dije se janë marrë të gjitha masat që mungesa e tyre të mos ndihet në fushën e lojës. Në një ndeshje kontrolli të zhvilluar brenda grupit, trajneri ka provuar në rolet e futbollistëve që mungojnë, mbrojtësin Amarildo Lundraxhiu dhe mesfushorin Kliment Nastovski. Parimi i Miles është që të aktivizojë ata futbollistë që janë më në formë, e që japin maksimumin e tyre edhe në seancat stërvitore. Pas ndeshjes së kontrollit, tekniku ka provuar futbollistët e tij në gjuajtjet drejt portës. Në ndeshjet e fundit, skuadra ka hasur vështirësi në fazën përmbyllëse të aksioneve dhe kjo ka bërë që beratasi i pankinës të korrigjojë diçka në këtë aspekt.

About the author:

2 Comments

  1. besniket  - 30/03/2012 - 16:00
    Reply /

    forca shkumbini shkumbini 2 POGRADECI 0 DY GOLA DERVISHI

  2. besniket  - 07/04/2012 - 09:07
    Reply /

    LACI -SHKUMBINI 0 – 1 gol di DERVISHI

Leave a comment

Back to Top