Shkumbini e di se si të dalë nga “Lluca”

Shkumbini e di se si të dalë nga “Lluca”

Shkumbini e di se si të dalë nga “Lluca”

No Comments on Shkumbini e di se si të dalë nga “Lluca”

Tre gola në Kupë përballë Burrelit, për të konfirmuar se Emiljano Lluca më shumë se një zëvendësues, është një garanci për Shkumbinin. i improvizuar në rolin e mesfushorit të djathtë pas dëmtimit të rëndë të Kafazit, “zëvendësuesi” po provon se është një prej pikave më të forta të formacionit, në të njëjtën kohë që forma e tij e mirë po shërben për të rritur ndjeshëm nivelin e lojës së skuadrës. “Sfida ndaj Burrelit ishte një moment i rëndësishëm për mua, pasi festoja 23-vjetorin me një tripletë dhe këtë nuk kanë shansin t’a provojnë të gjithë, por sfida do të jetë shumë më e vështirë përballë mbrojtjeve të ekipeve të Superligës. Nuk pretendoj të shënoj nga tre gola në çdo takim, madje do t’I ndërroja me shumë kënaqësi për një fitore në ndeshjen e ardhshme të kampionatit, përballë Tomorit”.
Në mënyrë të çuditshme, trajneri Mile paralajmëroi dorëheqjen e tij në rast të një rezultati të ndryshëm nga fitorja në fundjavë. “Duhet të fitojmë edhe për të”, shprehet Lluca. “Jemi shumë të lidhur me trajnerin dhe një fitore do të ishte dhurata më e mirë që mund t’I bëjmë”.

Lulzim Resuli  Sportekspres/KsShkumbini.com

About the author:

Leave a comment

Back to Top