Shkumbini e ka vendin ne Superlige

Shkumbini e ka vendin ne Superlige

Shkumbini e ka vendin ne Superlige

No Comments on Shkumbini e ka vendin ne Superlige

Nga katër gola për secilën skuadër, Vllaznia dhe Shkumbini kanë dhënë spektakël në fushë, ku më shumë i ka shërbyer goleadorit peqinas, Roland Dervishi, për fitimin e “Këpucës së Artë”.

VLLAZNIA-SHKUMBINI 4-4
GOLAT Gjini 30′, Kruja 75′, Mujeci 80′, Erkoçeviç 89′/ Shenaj 32′, R.Dervishi 78′, 85′ (11-m), 90′+1
VLLAZNIA: Gjokoviç, Smajli (Kruja 46′), Kraja, Sykaj, Belisha (Ujka 71′), Karakaçi, Gocaj, Tafa, Hajdari, Gjini (Erkoçeviç 58′), Mujeci. Trajner: A.Grima
SHKUMBINI: Kotorri, Salliu (Xhyra 44′), Ramazani, Isaji, Pasha, Magani, Sulkja (Magani 72′), Kafazi (Lluca 72′), Shenaj, Dervishi, Diop. Trajner: K.Mile
KARTONË TË VERDHË: Gocaj 67′, Erkoçeviç 90′, Gjokoviç 91′ / Isaji 23′
VËZHGUES: N.Jareci / DELEGAT: H.Hitaj
GJYQTARET: K.Cjapi, I.Tartari, R.Rrapaj (Fier)

MINUTAT
30′ Top i gjatë në zonën peqinase pas shpinës së mbrojtjes mike, Gocaj pason te Gjini që, i gjendur krejtësisht i vetëm në zonë, shënon dhe 1-0.
32′ Top i gjatë nga e djathta në zonën shkodrane, aty ku Shenaj me kokë, i pambuluar nga mbrojtësit shkodranë, e dërgon topin në rrjetë, 1-1.
75′ Krosi nga e majta për Krujën që godet me kokë, pret Kotorri, topi kthehet sërish te Kruja, i cili kësaj here e dërgon drejt e në rrjetë dhe 2-1.
78′ R.Dervishi brenda një minute shfaqet dy herë i vetëm përballë portierit Gjokoviç dhe nëse në rastin e parë pengohet nga portieri, në të dytin shënon duke barazuar shifrat në 2-2.
80′ Mujeci kalon në avantazh Vllazninë. I gjendur i vetëm përballë Kotorrit nuk e ka të vështirë ta mposhtë atë.
85′ Sykaj ndërhyn në mënyrë të parregullt ndaj Dervishit. Për gjyqtarin ka penallti. Gjuan Dervishi, por pret Gjokoviç. Mirëpo, gjyqtari anësor vendos për përsëritjen e 11-metërshit, pasi konstaton vendosje jo të rregullt të portierit. Herën e dytë, sulmuesi peqinas është i saktë dhe barazon shifrat.
89′ Erkoçeviç, i gjendur i vetëm përballë portierit Kotorri, gjuan duke realizuar golin e katërt dhe 4-3.
90′+1 R.Dervishi nuk e ka të vështirë të shënojë golin e barazimit, 4-4.

Grima nuk prononcohet
Nuk është hera e parë që trajneri i Vllaznisë, Armir Grima, nuk prononcohet pas përfundimit të takimit. Edhe dje, pas përfundimit të ndeshjes, në të cilën Vllaznia nuk shkoi më shumë se barazimi ndaj Shkumbinit, ndryshe nga homologu i tij Mile, ai nuk u prononcua në konferencën për shtyp. Ndonëse vetëm pesë javë më parë mori drejtimin e Vllaznisë, Armir Grima nuk mund të bënte dot asgjë, veçse të “blindonte” vendin e gjashtë.

Mile: Nuk e diskutinim mbijetesën
Pas përfundimit të takimit, numri një i pankinës peqinase, Kristaq Mile, në konferencën për shtyp u shpreh mjaft i kënaqur për pikën e marrë ndaj Vllaznisë. Sipas tij, asnjëherë nuk janë ndier në siklet të daljes në “play out”. “Jam shumë i kënaqur me pikën e marrë në ‘Loro Boriçi’ ndaj skuadrës vendëse. Ne na duhej një pikë e tillë që të ishim më të sigurt në pozicionin tonë. Megjithatë, në asnjë moment nuk jemi ndier në siklet të daljes në ‘play-out’. Të vjen keq që shikon stadium me të tillë numër sportdashësish. I uroj suksese në sezonin e ardhshëm ekipit tim, por edhe Vllaznisë”, – ka përfunduar trajneri i Shkumbinit, Mile.

About the author:

Leave a comment

Back to Top