Shkumbini e kërkon Ismailin me … facebook

Shkumbini e kërkon Ismailin me … facebook

Shkumbini e kërkon Ismailin me … facebook

No Comments on Shkumbini e kërkon Ismailin me … facebook

Ndonëse kjo periudhë mund të konsiderohet një kohë pushimi edhe për tifozët e ekipit të Shkumbinit, nuk rezulton aspak e tillë. Shkumbinin e mbaroi me vonesë kampionatin – iu desh të l,uante ndeshje shtesë për të shpëtuar – ka bërë që ditët larg Shkumbinit te jenë të pakta për tifozët. Përgatitorja për kampionatin e ardhshëm ka ardhur shumë shpejt dhe kjo ka bërë që vëmendja e tyre të kthehet sërisht tek ajo se cdo të ndodhë me ekipin. Një pjesë e mirë e tifozëve të këtij grupi kanë qenë edhe në seancat stërvitore dhe ndeshjet e kontrollit të ekipit, duke ndjekur nga afër punën e djemve, nën drejtimin e trajnerit Mile. Të shtunën në ueb-in zyrtar të KS Shkumbini, si dhe në zonën e Besnikëve, ka patur një deklaratë drejtuar atyre, që mund të rregullojnë gjendjen e ekipit peqinas. Pikë së pari, anën financiare.

“Gjejmë rastin të falenderojmë të gjithë ata që kanë mbështetur ekipin tonë, por edhe grupin Ultras “Besnikët” në udhëtimet, kur ekipi luante jashtë fushës së tij. Në këtë fillim pune për sezonin e ri, ne jemi me zemër dhe me mendje në të gjitha hallet dhe lëvizjet që ndodhin në ekip. U bëjmë thirrje te gjithë faktorëve ekonomikë dhe bashkisë së qytetit, të gjejnë të gjitha mundësitë për të mbështetur financiarisht ekipin tonë. Shpresojmë që situata në kampin peqinas të gjejë një zgjidhje sa më pozitive, në favor të ecurisë të punëve në ekip. Nga ana jonë dëshirojmë të falenderojmë të gjithë presidentët e klubit që kanë ndihmuar Shkumbinin në 18 sezonet e tij në Superligë. Pa dyshim që një prej atyre që ka lënë një vend të vecantë për t’u respektuar ka qenë edhe z.Xhavit Ismaili. Këto ditë emri i tij ka qenë më i përfoluri për postin e presidentit. Për ne është një kënaqësi e madhe, duke e njohur mirë korrektësinë dhe seriozitetin e tij në drejtimin e ekipit. Gjejmë rastin që t’i bëjmë një thirrje publike z.Ismaili, që të drejtojë ekipin e Shkumbinit. Ne i premtojmë presidentit Ismaili se do të jemi një mbështetje e përhershme e ekipit, por edhe e politikave të drejtuesve të tij, për një futboll të bukur, korrekt dhe një ekip konkurues”, shkruhet në deklarimin e tifozëve peqinas

Lulzim Resuli

Shkumbini mund Elbasanin

Goli i Dërvishit që në minutat e para ka vulosur takimin e parë miqësor, midis dy ekipeve të prefekturës, Shkumbinit dhe Elbasanit. Në këtë takim me nivel mesatar, si rallëherë është parë në fushën e lojës një Shkumbin i gjithi me lojtarë vendas. Trajneri Mile ka provuar gjatë takimit të gjithë lojtarët që ka në dispozicion, të marrë edhe nga ekipi i të rinjve. Loja është diktuar e gjitha nga vendasit, ndërsa për miqtë fjala e vetme ka qenë goditja e një shtylle në fundin e pjesë së parë.

Në javën në vazhdim do të ketë një tjetër takim miqësor ndaj ekipit të Gramshit, por edhe një përballje me Besën, e cila tashmë drejtohet nga trajneri peqinas, Magani.

LR

About the author:

Leave a comment

Back to Top