Shkumbini e nis me mungesa, Isai kërcënon me sanksione

Shkumbini e nis me mungesa, Isai kërcënon me sanksione

Shkumbini e nis me mungesa, Isai kërcënon me sanksione

No Comments on Shkumbini e nis me mungesa, Isai kërcënon me sanksione

Shkumbini ka nisur dje pasdite fazën përgatitore për sezonin e ardhshëm. Në orën 18:00, trajneri Kristaq Mile dhe të gjithë lojtarët që i janë përgjigjur ftesës së drejtuesve peqinas kanë zbritur në tapetin e blertë për të nisur nga puna. Të pranishëm në ditën e parë kanë qenë të gjithë djemtë peqinas, së bashku me lojtarë të skuadrës U-19, të cilët kanë punuar për rreth një orë e gjysmë. Ndonëse ka qenë jo shumë i madh numri i lojtarëve të pranishëm, shefi Astrit Isai është i sigurtë se ekipi do të kompletohet brenda kësaj jave. “Ne e kemi bërë të qartë se asnjë lojtar që ka kontratë me Shkumbinin nuk mund të largohet pa konsensus nga të dyja palët, ndaj ne vazhdojmë t’i quajmë lojtarët tanë dhe në rast se ata nuk do të jenë të pranishëm në stërvitje mund te ketë edhe sanksione. Në vazhdimësi ne jemi në pritje edhe të zgjidhjes çështjes financiare , për të ndërtuar një skuadër të denjë”, tha Isai.

About the author:

Leave a comment

Back to Top