Shkumbini, futbollistët vendës premtojnë besnikëri

Shkumbini, futbollistët vendës premtojnë besnikëri

No Comments on Shkumbini, futbollistët vendës premtojnë besnikëri

Ramazani, ka qenë një ndër futbollistët titullarë të formacionit peqinas gjatë sezonit të fundit. Lojtari shtatlartë, përveç ndërhyrjeve të sakta që kryen ndaj kundërshtarëve, karakterizohet nga qetësia dhe siguria në lojë. Në një prononcim për gazetën, ai analizon ecurinë e skuadrës së tij, duke shprehur bindjen se në sezonin e ardhshëm Shkumbini do të jetë më i fortë. “Pas përfundimit të kampionatit jam duke shijuar disa ditë pushimi pranë familjes sime, të cilat duhet thënë se i kemi merituar për atë që kemi arritur gjatë këtij sezoni futbollistik. Personalisht unë do ta quaja një sezon të suksesshëm, sepse pavarësisht ndonjë problemi financiar për shkak të mungesës së një presidenti, ne ia kemi arritur që ta sigurojmë qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar. Sigurisht, kur luan për ngjyrat e qytetit tënd motivimi është akoma më i madh dhe këtë e kemi treguar më së miri gjatë këtij sezoni. Edhe pse nuk kemi pasur emra të spikatur në përbërje, Shkumbini ka qenë gjithmonë një rival i fortë për të gjithë kundërshtarët. Merita pa diskutim i takon edhe stafit teknik me në krye trajnerin Mile, pasi na kanë dhënë kurajë dhe mbështetje morale në çdo sfidë. Sa i takon sezonit të ri, unë jam i bindur se nëse ruhet grupi aktual, atëherë Shkumbini do të jetë më i fortë e do të renditet më mirë se këtë sezon”, – deklaroi Ramazani.
Fatmir Ahmeti

/Panorama/Shkumbini.com/

About the author:

Leave a comment

Back to Top